Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Thyejnë skulpturën e Idriz Seferit, “se është katolik” Empty Thyejnë skulpturën e Idriz Seferit, “se është katolik”

Fri 12 Jul 2013 - 19:04
Nuk e duan skulpturën e atdhetarit Idriz Seferi, “sepse është katolik”, kështu thotë skulptori i kësaj vepre e cila u shkatërrua nga banorët e fshatit Muçibabë të komunës së Gjilanit. Ndonëse e gdhendur për rreth dy javë nga skulptori shqiptar i cili jeton dhe vepron tash sa kohë në Itali, Hevzi Nuhiu, ajo nuk ka pasur “jetëgjatësi”.

Ai tregon se tek sa kishte nisur të punoj në këtë skulpturë, disa banorë të këtij fshati nuk e kanë lejuar që ta vazhdojë punën e tij duke ia thyer atë. “Pas 15 ditësh punë më është ndërpre puna nga disa banorë të fshatit Muçibabë të cilët thonë se nuk mundem që ta gdhendi figurën e Idriz Seferit në gurë për arsye së Seferi gjoja i ka takuar fesë katolike,” ka thënë për “Zëri” Nuhiu.

Ai tregon se si zgjedh vendet strategjike dhe ku puna e tij shihet nga kalimtaret e rastit. “Ka qenë shumë e vështirë deri sa ia kemi filluar punës sepse nuk kam pas ndihmë nga askush”, ka thënë ai për të shtuar se më pas banorët ia kanë prishur skulpturën më shkop dhe se demet janë të mëdha. “Pasi që ata e kanë thyer skulpturën njërën këmbë ja kanë dëmtuar më shkop, ne e kemi telefonuar policinë për rastin dhe se tani gjendja është këtu ku është. Unë më të hollat e mia jam duke jetuar në një hotel të Prishtinës të gjitha shpenzimet i heki vet, mirëpo unë vetëm jam ka dëshiroj që të bëjë diçka që mungon edhe në Ballkan. Mirëpo vandalizmi po e ndërpret punën time, dhe po e dëmton një ëndërr timen,” ka thënë Nuhiu.

E ndërsa për rastin është njoftuar edhe Policia e Rajonit të Gjilanit. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka thënë së të dyja palët si skulptori Hevzi Nuhi po edhe disa banorë të fshatit Muçibabë duhet që ti paraqesin dokumentet për punë, dhe për pronësi. “Skulptori nuk ka marr leje për të zhvilluar punën e tij në atë pjesë të fshatit, po gjithashtu edhe banorët nuk kanë dëshmi se prona ku skulptori po benë punën e tij është e tyre. Ne si Polici i kemi udhëzuar të dyja palët që rastin ta paraqesin në gjykatë dhe ti paraqesin provat si për leje të punës ashtu edhe për pronën që thuhet se është private,” ka thënë Hashani.

Veton Nevzadi, Drejto për Rini, Kulturë dhe Sport në Gjilan ka thënë se i mirëpresin iniciativat për të bërë diçka më ndryshe edhe pse gjithmonë duhet që të merret leje për të bërë ndonjë skulpturë. “Ne i mirëpresim secilën iniciative të secilit artist për ta pasuruar hapësirën e Komunës së Gjilanit më vlera kulturore të secilës fushë të artit. Ndërsa për aspektet tjera janë organet kompetent,” ka thënë Nevzadi. Omer Daku nënkryetar i komunës së Gjilanit ka kërkuar pak kohë për tu deklaruar për këtë çështje.http://www.zeri.info/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi