Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Regjistrohen melodi mahnitëse elektromagnetike në piramidat Ilire të Bosnjës  Empty Regjistrohen melodi mahnitëse elektromagnetike në piramidat Ilire të Bosnjës

Mon 15 Jul 2013 - 18:59
Regjistrohen melodi mahnitëse elektromagnetike në piramidat Ilire të Bosnjës nga rezonancat e Schuman me frekuenca specifike...
Regjistrohen melodi mahnitëse elektromagnetike në piramidat Ilire të Bosnjës  Thumb_250x150
Piramidat Ilire të Bosnjës befasojnë me ato çka to fshehin brenda tyre!

Inxhinieri i elektroteknikës Goran Samoukovic me ekipin e tij në Serbi, Beograd realizuan zbulimin e matjeve të hollësishme të dukurive elektromagnetike në Luginën e piramidave, sidomos tek piramida e Diellit dhe e Hënës, në Vratnica, e sidomos në ato të labirintit nëntokësorë në Ravne.

Ata mundën t’i regjistronin këto frekuenca relative me një kurdisje specifike: frekuencën e 28,4 kHz, e cila është matur edhe në shumë raste të tjera nga ekspertë finlandezë dhe italianë. Kjo frekuencë e veçantë nuk përdoret në teknologjinë e sotme “bashkëkohore”!. Regjistrimet u kryen nga poshtë lart, në frekuencë prej 50 Hz, që është frekuenca pozitive koordinuese e Shumanit 7,83, ideale për promovimin e aurës dhe energjive të fizikës, mendore dhe shpirtërore.

Duket se kompleksi i Piramidës së Bosnjës, citon alb-observer.com, e ka krijuar dhe vazhdon të krijojë këtë frekuencë, dhe për të ruajtur dhe pasuruar rezonancën e Schuman për një kohë të gjatë, dhe kjo reflekton në të gjithë rajonin.
Regjistrohen melodi mahnitëse elektromagnetike në piramidat Ilire të Bosnjës  F-2_400x368

Regjistrohen melodi mahnitëse elektromagnetike në piramidat Ilire të Bosnjës  F-2_400x368
Rezultatet paraprake tregojnë melodi magjike nga rezonancat e Schuman, që u diktuan në piramidat e Bosnjës dhe të labirintit nëntokësor të Ravne. Mekaniku Samoukovic, do t’i paraqes rezultatet e përshkruara në “Konferencën e Historisë Hidden”, që do të mbahet në shtator 2013 në Visoko. Piramidat ilire në Bosnje, ajo e Diellit dhe e Hënës lëshojnë melodi magjike... pa ndërprerë!

Madje, hidhet dhe hipoteza se ndoshta kjo teori mund të vlej për të gjitha piramidat në mbarë botën?!

Fenomeni i “Elektromagnetikes Botërore” e mori emrin nga fizikani gjerman Winfried Otto Schumann, i cili e parashikoi atë me mënyrë matematikore në vitin 1952.

Rezonancat (kordinatat) Schumann, ndodhin për shkak të hapësira midis sipërfaqes së Tokës dhe të përçmueshmes së jonosferë, ku vepron si një udhëzues valësh i mbyllur... Dimensionet e kufizuara të Tokës, e detyrojnë këtë udhëzues valësh të veproj si një zgavër koordinues tingujsh për frekuencat dhe rrezatimet H/M, në valë të ELF (Extremely Low Frequency), dmth në frekuenca shumë të ulëta të rrezatimit dhe që variojnë nga frekuencat 3Hz në 300Hz, që korrespondon me gjatësinë e valëve nga 100.000 km deri 1.000 km. Zgavra “irritohet” ngazëllehet nga rrymat elektrike të rrufeve dhe gjëmimeve, të cilat veprojnë në sipërfaqen e planetit dhe kthehen në pikën fillestare me një ndryshim fazor në 2pn (n: është numë plotë)./alb-observer.com/
Regjistrohen melodi mahnitëse elektromagnetike në piramidat Ilire të Bosnjës  F-3_400x300
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi