Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Pronat, vret vjehrrin 91-vjeçar Empty Pronat, vret vjehrrin 91-vjeçar

Thu 18 Jul 2013 - 13:08
E ndihmoi edhe vajza e viktimës, s’pranoi t’i jepte shtëpinë.

Dhëndri vret me levë vjehrrin 91-vjeçar, pasi viktima nuk i kaloi në pronësi banesën e tij. Sipas Policisë, bashkëshortët Jani e Lefteri Koka, nga fshati Karahaxh, rreth 2 km larg qendrës së komunës Finiq, kanë rënë pre e dhunës së vajzës e dhëndrit. Për pasojë, gjeti vdekjen Jani Koka, 91 vjeç, ndërsa është plagosur rëndë bashkëshortja e tij, Lefteri Koka. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në rrugën e fshatit, teksa viktima dhe e shoqja kishin dalë nga banesa e tyre. Policia bëri të ditur se rreth orës 11:30 është njoftuar salla operative për një vrasje që kishte ndodhur në fshatin Karahaxh. Menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili ka shkuar në vendngjarje dhe ka kryer veprimet procedurale. Nga veprimet e kryera hetimore ka rezultuar se Jani Koka është goditur me sende të forta, levë dhe, për pasojë, ka gjetur vdekjen. “Ngjarja ndodhi në mjedis të hapur, në një rrugicë në fshatin Kaharaxh, rreth 50 m larg banesës ku banonte viktima, Jani Koka, së bashku me bashkëshorten e tij, Lefteri Koka. Duke ecur rrugës, viktimës 91-vjeçare Jani Koka i ka dalë para Kristo Gjino, i cili në atë moment ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Elefteria Gjino. Janë grindur keqas me fjalë me njëri–tjetrin. Mosbindjes nga ana e viktimës për të realizuar atë që autori kërkonte Kristo Gjino, 65 vjeç, i është përgjigjur duke e goditur me levë në kokë e trup derisa i ka shkaktuar vdekjen”, bëri të ditur Policia. Ndërkohë, dhuna me levë ka vazhduar edhe mbi Lefteri Kokën, e cila ka ndërhyrë për të shpëtuar të shoqen. Por e moshuara është sulmuar po me levën që i shkaktoi vdekjen të shoqit. Ajo pësoi plagë të rënda, por arriti të shpëtonte falë ndërhyrjes së banorëve, të cilët penguan autorin Kristo Gjino të shkaktonte viktimën e dytë. Ndërsa 91- vjeçari Jani Koka është transportuar për në morgun e Sarandës, Lefteri Koka është çuar me urgjencë në spital. Sipas mjekut kirurg Miço Xhaferi, Lefteri Koka kishte një goditje me mjete të forta pas koke, ku i është shkaktuar edhe një çarje. Menjëherë ajo i është nënshtruar mjekimit të specializuar, ndërsa ndodhet e shtruar në spital. Burimet policore të Delvinës thanë se autori i krimit, Kristo Gjino, ishte dhëndri i viktimës. Elefteria, bashkëshortja e tij, ishte vajza e viktimës me gruan e parë. Nga strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i Kristo Gjinos, si dhe e bashkëshortes së tij. Kjo e fundit rezulton se ka qëlluar e para të atin, më pas është vërzulur i shoqi. Nga veprimet e kryera prej grupit hetimor, por edhe dëshmia e autorit, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive pronësie. Mësohet se dhëndri i kishte kërkuar vjehrrit t’i kalonte në pronësi shtëpinë. Por viktima nuk kishte qenë dakord, pasi në gjykimin e tij ajo i takonte gruas së dytë, Lefteri Koka, 73 vjeçe. Banesa është me dy hyrje. Nga njëri krah hynin bashkëshortët Koka, nga hyrja tjetër hynin familja Gjino.
/Panorama
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Pronat, vret vjehrrin 91-vjeçar Empty Re: Pronat, vret vjehrrin 91-vjeçar

Thu 18 Jul 2013 - 13:18
Kam then une qe ne vuajme menderisht,ketu sflitet per pune mentaliteti me por pune banaliteti ne tru Mad   Une do e them pavaresisht se me thone anti... disa qe sic duket i ka goditur "malakia" ne tru dhe smund te pranojne ate qe jane...!!!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi