Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Humbni dy kilogramë për tri ditë!

prej Sun 21 Jul 2013 - 19:38
Sezoni i pjeprit dhe shalqirit tashmë ka filluar, prandaj nëse edhe më tutje keni telashe me kilogramët e tepërt, për vetëm tri ditë mund të hiqni rreth dy kilogramë
Humbni dy kilogramë për tri ditë! B8ED7167631F3E4F216FCAA6D86C1482

Parashikohet që gjatë kësaj diete kafjalli të jetë gjithmonë ai i njëjti. Preni në katrorë 150 g pjepër dhe një mollë dhe i përzieni me një lugë rrush të thatë. Këtë masë e përzieni me një gotë jogurt dhe e erëzoni me një lugë mjaltë dhe kanellë.
Dita e parë
Dreka
Sallatë nga pjepri dhe rrushi pa fara.

E preni pjeprin dhe me lugë nxirrni sasinë ë që gjendet në mes të pjeprit. Përziejeni një lugë të madhe me lëng limoni dhe dy lugë lëng portokalli. Më pas në masën e përzier shtoni edhe pjesën që kishit nxjerrë nga mesi i pjeprit, shtoni 150 g rrush pa farad he gjithë sallatën e ktheni në hapësirën e pjeprit dhe e zbukuroni me gjethe mente.
Darka
Sallatë greke me shalqi

Preni në pjesë katrorë 300 g shalqi, shtoni një vaj ulliri me pak lëng limoni dhe përmbi radhisni djathë. Sipas dëshirës e erëzoni me dy-tre pika sos pikant.
Dita e dytë
Dreka
Pjepër grek

Përgatisni në pjatë 50 g sallatë të gjelbër dhe përmbi shtoni 300 g pjepër 40 g djathë të butë, i prerë në pjesë katrorë. Sallatës i shtoni edhe një lugë vaj ulliri dhe e zbukuroni me majdanoz.
Darka
Biftek viçi me shalqi

Në pak vaj piqni 300 g mish gjedhi me piper. E shërbeni mbi shalqirin e prerë të cilin e keni erëzuar me një lugë vaj dhe me dy apo tre pika sos pikant. Shërbejeni me shalqirin e prerë të cilin e keni erëzuar me një lugë vaj dhe me dy pikat pikante të sosit. Ushqimin mund ta zbukuroni me lëvoret e limonit.
Dita e tretë
Dreka
Gjoks pule me pjepër

Përgatitini në një enë 80 g gjoks pule të ftohtë e të copëtuar mirë dhe 300 g pjepër të ndarë në rriska. Një lugë vaj ulliri përzieni me majonezë dhe piper të bluar. Me këtë lyeni ishin e pulës dhe mund ta zbukuroni sipas dëshirës.
Darka
Pjepër me hake

Preni në katrorë 300 g shalqi dhe një kivi, shtoni mish peshku të fërguar, më së miri të llojit hake, e erëzoni me një lugë vaj ulliri dhe piper të bluar. Erëzojeni po ashtu me gjethe mente./Portalb


Humbni dy kilogramë për tri ditë! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi