Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default MotoGP çmimi i Madh i SHBA, triumfon Marquez

prej Mon 22 Jul 2013 - 11:36
MotoGP çmimi i Madh i SHBA, triumfon Marquez 160-300x224Marc Marquez ka fituar Cmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në cirkuitin e Laguna Seca, spanjolli i Hondës ka lënë pas Stefan Bradl (Honda) dhe Valentino Rossi (Yamaha).

Episodi që përcaktoi garën ishte parakalimi i Marquez ndaj Rossi-t në xhiron e tretë, një parakalim fotokopje si ai që vetë kampioni italian ka bërë ndaj Casey Stoner në vitin 2008, po në Laguna Seca.

Kjo është fitorja e tretë sezonale për të riun Marquez, i cili tashmë kryeson renditjen e përgjithshme me 16 pikë avantazh nga shoku i tij i skuadrës, Dani Pedrosa, i cili përfundoi garën i pesti.

I gjashti Jorge Lorenzo, i cili pasi mungoi në garën e kaluar, pati vështirësi fizike në këtë provë të radhës të botërorit të Moto GP.shqipmedia.


MotoGP çmimi i Madh i SHBA, triumfon Marquez Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi