Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Teori e re për prejardhjen e njeriut  Empty Teori e re për prejardhjen e njeriut

Wed 29 Dec 2010 - 20:38
Një grup arkeologësh izraelitë bëri të ditur mëngjesin e sotëm se ka gjetur provat e para për ekzistencën e një njeri modern në kohët e lashta, teori që mund të hedhë poshtë të gjitha spekulimet për prejardhjen e homo sapiensit.Lajmi i publikuar sot në një të përditshme të vendit hebre, është veçanërisht i gëzueshëm për Vatikanin dhe besimet fetare në përgjithësi, pasi ato kundërshtojnë fuqimisht çdo teori të evolucionit.Një grup i Universitetit të Tel Avivit ishte duke gërmuar në qendrën e Izraelit, kur zbuloi në një shpellë mbetjet e njerëzve të lashtë pothuajse 400 mijë vjet, të cilit kishin një pamje pothuajse identike me njeriun e sotëm.Përpara këtij zbulimi, njeriu më i vjetër i gjendur daton dy herë më i ri, rreth 200 mijë vjet më parë. “Është shumë emocionuese të mbërrish në këtë përfundim”, deklaroi arkeologu Avi Gopher, i cili ekzaminoi rezet X dhe skanimet e avancuara që kanë si qëllim të zbulojnë moshën e zbulimeve nga gërmimet.”Eshtë e qartë që kërkime të reja duhet të bëhen për të verifikuar gjithçka, por nëse ajo që ne mendojmë është e vërtetë, atëherë do të hedhë poshtë të gjithë teoritë ekzistuese për evolucionin”, theksoi Gopher.Sipas teorisë së pranuar shkencore, njerëzit e parë modernë migruan nga Afrika në kontinentet e tjera. Nëse teoria e arkeologëve izraelitë do të vërtetohet, atëherë bota shkencore do të jetë e detyruar të pranojë se njerëzit e parë kanë jetuar pikërisht në Izrael.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi