Fantastike! Ja sesi zogjte u thone “TË DUA” njeri – tjetrit!
Mon 22 Jul 2013 - 16:43
Është me të vërtetë shumë mbresëlënëse mënyra sesi shpendë të ndryshëm përpiqen t’i shprehin ndjenjat e tyre partnereve, me qëllim që t’i sjellin pranë vetes dhe të çiftëzohen me to. Në tetë videot e mëposhtme, do të shikoni çaste të çuditshme, nga kërcimi ala Majkëll Xhekson e deri tek reklamimi i puplave... Ja, shikoni sesi u thonë zogjtë “të dua” njëri-tjetrit! Ndoshta njerëzit duhet të marrin shembull! 1. Rritin mjekrën e tyre Një lloj fazani që mban emrin Temminck tragopan, zhvillon një “mjekër” që ndriçon, sa herë që flirton me një zog femër. Ajo rritet me shpejtësi të madhe dhe tregon dëshirën seksuale të fazanit mashkull. 2. Japin... zemrën e tyre! Zogjtë meshkuj frigatebirds rrisin “qesen” e kuqe të tyre që kanë në qafë, e cila duket si një zemër gjigande. Zhgënjimi më i madh vjen kur femra e tyre zbulon se brenda zemrës nuk ka... çokollata! 3. Kthehen në një buzëqeshje gjigande Kërcimi erotik i mashkullit nuk është diçka e pazakontë në botën e shpendëve, por zogu i parajsës që do të shikoni në këtë video, jo vetëm që kërcen çmendurisht, por “shndërrohet” në një buzëqeshje gjigande fluoreshente. 4. Ndërtojnë një fole të bukur Zogjtë ekzotikë Bowerbirds ndërtojnë një fole për femrën dhe “e stolisin” brenda me lule shumëngjyrëshe apo fara të ndryshme, me qëllim që t’i tërheqin vëmendjen. Gjithmonë një “shtëpi” e bukur është dhurata më e mirë për “nusen” e ardhshme! 5. Kërcejnë si Majkëll Xhekson Mashkulli manakin duket sikur ka marrë mësime kërcimi nga i ndjeri Majkëll Xhekson, me qëllim që t’i tregojë femrës që përveç se do të jetë një “bashkëshort” i mirë, është edhe një kërcimtar i shkëlqyer. 6. Kryejnë një kërcim të mrekullueshëm në grup Shpendëve flamengo u pëlqen shumë kërcimi dhe para se të çiftëzohen, ndahen në grupe prej 30 zogjsh dhe kryejnë një kërcim fantastik. Sipas shkencëtarëve, kjo kryhet në mënyrë instinkte, por ka gjasa që flamengo të “kenë bërë praktikë” kur shkencëtarët nuk i shihnin! 7. Reklamojnë këmbët e tyre ngjyrë blu Këto zogj tregojnë këmbët e tyre ngjyrë blu, të cilat i tundin lart e poshtë, që të duken më mirë. Kuptohet që pendikyrin e kanë të nevojshëm! 8. Imitojnë të gjithë tingujt që kanë dëgjuar Zogjtë lyrebirds imitojnë të gjithë tingujt që kanë ndryshuar, duke e tërhequr kështu femrën, që të “dorëzohet” më lehtë. “Muzika” që kompozojnë në emër të dashurisë është vërtet mjaft interesante... /alb-observer.com/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|