Share
Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default VIP-at qe agjerojne / politikanët e artistët kosovarë, më besimtarë se shqiptarët

prej Wed 24 Jul 2013 - 10:44
VIP-at qe agjerojne / politikanët e artistët kosovarë, më besimtarë se shqiptarët 70909
Të agjërosh do të thotë të mos konsumosh ushqim, ujë dhe as marrëdhënieve seksuale prej lindjes deri në perëndimin e diellit. Këto janë rregullat kryesore për një agjërues. Pastaj duhet edhe të sillesh mirë, të flasësh mirë, të ndihmosh të varfërit e të dhurosh shumë dashuri. Thënë kështu duket e thjeshtë, por duke menduar që prej disa vitesh muaji i Madhërueshëm i Ramazanit mbahet gjatë stinës së verës, iftari, pra momenti kur besimtari mund të shuajë etjen e të ushqehet nuk vjen para orës 8:00 të darkës, nuk është dhe aq e thjeshtë. Kjo ndoshta bëhet akoma më e vështirë kur agjëruesit i duhet të këndojë në skenë për disa orë, të mbajë fjalime përpara elektoratit, të realizojë një transmetim të gjatë televiziv, të udhëtojë apo të bëjë set-e fotografike nëpër vapë etj. Duhet ta keni kuptuar që e kemi fjalën për artistët dhe politikanët, ditët dhe netët e të cilëve kanë një tjetër dinamikë krahasuar me njerëzit e thjeshtë.

Megjithëkëtë pasi kërkuam informacion, hetuam nëpër internet, bëmë ca telefonata e pyetëm lart e poshtë, zbuluam se emrat e njohur shqiptarë nga arti e politika që përkushtohen gjatë këtij muaji nuk janë pak. Më mirë të themi se nga bota e artit dhe spektaklit janë më të shumtë se sa nga politika. Vallë të jesh politikan është më e lodhshme?! Për kryetarin e “Aleanca Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu, agjërimi është muaji që e bën të ndihet më i mirë dhe më afër njerëzve. “Kam rreth 10 vite që agjëroj. Agjërimi më ka bërë që instinktin e vetëdisiplinimit tim ta zhvilloj maksimalisht, më ka dhënë vetëpërmbajtje dhe disiplinim”. Në politikën shqiptare shumica thonë se kanë agjëruar dikur, e tani nuk e praktikojnë rregullisht. Kjo ndoshta ndodh për faktin se para disa vitesh Muaji i Ramazanit mbahej në dimër dhe ishte më e lehtë ta praktikoje. Pak a shumë kështu ndodh edhe me artistët. Bukuroshet si Çiljeta apo Zajmina agjërojnë vetëm disa netë të shenjta si “Nata Kadrit” e jo të gjithë muajin.

KOSOVA
Njerëzit publikë në Kosovë janë më besimtarë se në Shqipëri. Artistë të shumtë kosovarë si Teuta Kurti, Ledri Vula, Lyrical Son, MC Kresha, Gili, Leonara Jakupi, Big Mama etj., janë agjërues prej vitesh. Po ashtu edhe Tuna, Shpat Kasapi e Adrian Gaxha. Zbuluam gjithashtu se edhe qeveritarët kosovarë janë myslimanë të përkushtuar. Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kamerieri i bufesë së qeverisë, i cili zakonisht e shërben kabinetin qeveritar në fillim të mbledhjes, i ka kthyer prapa 6 kafe të porositura. Arsyeja: disa prej ministrave të Qeverisë agjërojnë Ramazanin! Pra, janë zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli, ministrat Mahir Jagxhillari, Ferid Agani, e në disa raste edhe Memli Krasniqi, ata që janë më së shumti të përkushtuar përveç politikës, edhe të kryejnë obligimet fetare.

Xherdan Shaqiri falet në xhami
E kemi parë Xherdanin jo pak herë të lutet në fushë përpara një ndeshjeje me duart e hapura drejtuar nga qielli, siç luten myslimanët. Mesfushori i Bajernit Mynihut, nga Gjilani i Kosovës është besimtar dhe vjen nga një familje që besojnë e ndjekin ritet fetare islame. Motra më e vogël e Xherdanit, që është edhe një nga njerëzit më të dashur për të quhet Medina, si qyteti i famshëm arab. Ne zbuluam se Xherdani nuk lutet vetëm në fushë, por ai falet edhe në xhami siç e tregon edhe kjo foto. Xherdan Shaqiri ka lindur më 10 tetor të vitit 1991. Në vitin 2010 ai u përfshi në listën e futbollistëve më të mirë në botë, të lindur pas viteve ‘90. Skuadra e Bajernit e bleu Shaqirin për 12 milionë euro dhe në këtë skuadër ai mban fanellën me numër 11.
BalkanWeb



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





VIP-at qe agjerojne / politikanët e artistët kosovarë, më besimtarë se shqiptarët 1t7y1w
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

default Re: VIP-at qe agjerojne / politikanët e artistët kosovarë, më besimtarë se shqiptarët

prej Fri 30 Aug 2013 - 16:13
Ramazani qe po sa na kaloi ka patur fal Zotit Ndrysme nga vitet e kaluar ..


Mos u deshpro nese njerezit nuk te kuptojne. Ata e degjojne zerin tend, ndersa ne koke i kane mendimet e veta.

"Islami është si diell, atë nuk mund ta shuash me frymë; është si dita, ti duke i mbyllur sytë ndaj saj nuk mund të bësh natë, ai që i mbyll sytë vetëm për vetën e tij e ka bërë natë
VIP-at qe agjerojne / politikanët e artistët kosovarë, më besimtarë se shqiptarët J5zhxd
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi