Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Spanjë, aksident hekurudhor, 77 viktima Empty Spanjë, aksident hekurudhor, 77 viktima

Thu 25 Jul 2013 - 14:35

Firma hekurudhore “Renfe” konfirmoi daljen e një treni nga shinat, pranë qytetit të Santiago de Compostela, në rajonin e Galicia-s.

Bilanci është 77 të vdekur dhe 100 të tjerë të plagosur, ndersa pamjet filmike treguan shumë trupa të shtrirë e të shpërndarë pranë vagonëve të shkretuar.
Spanjë, aksident hekurudhor, 77 viktima Spanjatren1
Kryeministri Mariano Rajoy pritet të udhëtojë drejt këtij rajoni ditën e enjte. Raportimet lokale bëjnë të ditur se aksidenti është më i keqi i ndodhur në Spanjë gjatë këtyre dekadave të fundit.

Treni kishte 13 vagonë, të gjithë të dalë nga shinat, ndërsa 4 prej tyre janë përmbysur tërësisht. “Renfe” njofton se në tren gjendeshin më shumë se 200 pasagjerë dhe ishte një tren “express” mes Madridit dhe Ferrolit në bregdetin gacilian.
Spanjë, aksident hekurudhor, 77 viktima Spanjatren2
Pamjet tregojnë gjithashtu dhjetra punonjës emergjence të mbledhur pranë vagonëve të shkatërruar. Pasagjerët shfaqen të shtrirë në tokë, teksa marrin ndihmën mjekësore.
Spanjë, aksident hekurudhor, 77 viktima Spanjatren3
Spanjë, aksident hekurudhor, 77 viktima Spanjetreni4
Pamja e daljes nga shinat me 190 km/h

Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi