Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Bumi i turistëve” në veri të Shqipërisë

prej Thu 25 Jul 2013 - 16:48
  • Panoramë nga Shkodra verore, Velipoja. Një muaj pas hapjes së sezonit turistik, vihet re mungesa e turistëve. Flasin biznesmenët dhe shitësit ambulantë

“Bumi i turistëve” në veri të Shqipërisë Plazhi%20durres
Anila Dushi

-Plazhi i Velipojës, më i madhi dhe më i njohuri në veri të vendit, prej mbi një muaji ka hapur sezonin turistik. Por ndryshe nga vitet e mëparshme, vërehet një numër më i pakët pushuesish. Pronarë të ambienteve turistike të shumta në këtë plazh, por dhe punonjës apo administratorë të njësive të tregtimit e shërbimit në këtë plazh e pohojnë këtë, ndërsa shtojnë se vitet e fundit pushues rezidentë por dhe ditorë ka pasur më pak. Plazhi i Velipojës ka ofruar një pamje tjetër këtë sezon turistik , më bashkëkohore. Ndërtimi i një argjinature në formë rruge për këmbësorë në thuajse gjithë gjatësinë e pjesës qendrore të bregdetit që shërben si plazh, ka eliminuar lëvizjen e automjeteve në fundin e rërës, e cila në vitet e mëparshme ka shkaktuar mjaft probleme për pushuesit. Ndërkohë, qendra e plazhit ka pësuar përmirësim në sistemimin e saj. Në drejtime të ndryshme të rrugës hyrëse janë hapur rrugë që të çojnë drejt rërës e bregut, të pajisura me tabelat orientuese me numrat përkatës, ndërsa lokalet e shërbimit pranë janë të gjithë pas argjinaturës që nga pushuesit e banorët quhet “pedonale”. Përmirësim ka dhe në drejtim të pastërtisë, ku vetë pronarët e ambienteve por dhe komuna kanë një kujdes të shtuar për grumbullimin e mbeturinave dhe tërheqjen e tyre. Një tjetër risi këtë vit është dhe ndërtimi i banjave publike për pushuesit, pasi Velipoja frekuentohet dhe nga një numër i madh pushuesish ditorë nga Shkodra por dhe më tej. Përmirësimi i furnizimit me energji elektrike në drejtim të cilësisë së tij dhe pse në muajin qershor u shoqërua me ndërprerje për shkak të punimeve në rrjet, ka ndikuar pozitivisht. Ndriçimi i ambienteve publike ka bërë që pushuesit rezidentë të frekuentojnë deri në mesnatë lokalet e ambientet e dëfrimit në plazh, ku në mjaft prej tyre deri në limitet e përcaktuara me ligj ka dhe muzikë live. Por, pavarësisht këtyre, numri i pushuesve në total ka pësuar ulje dhe kjo vërehet tek ambientet e akomodimit që janë bosh, tek plazhi apo dhe njësitë e tregtisë e shërbimit që janë më pak. Këtë vit plazhi publik është ndarë nga ai privat, ku ky i dyti shtrihet në pjesën pranë bregut në gjithë gjatësinë e pjesës kryesore të plazhit , ndërsa me rrugë druri të çmontueshme është bërë ndarja e tij nga plazhi publik që ndodhet në thellësi të rërës. Sipas pushuesve që vendosin çadrat e tyre pas” kufirit “të vendosur që i ndan nga shezlonget e çadrat e plazheve privatë buzë ujit, ato nuk i kanë mundësitë ekonomitë për të paguar 500-600 lekë të reja në ditë për pjesën e plazhit pranë ujit që u është dhënë në përdorim privatëve, ndaj dhe pse pak larg nga uji ,vendosin çadrat e plazhit aty ku është lejuar. Para tyre vërehen rreshtat me çadra të shezlonëve ku ndryshe nga vitet e tjera vetëm tre rreshta prej tyre janë me pushues ndërsa të tjerët bosh. Artan Kasemi që administron një plazh privat shprehet se ka më pak kërkesa për çadra me shezlongë. Edhe ditën e diel, kur ka mjaft pushues ditorë ,nuk ka shumë ndryshim. Mund të jenë 10 çadra më shumë që zihen nga pushuesit. Kjo, sipas tij, pasi ka më pak pushues ndërsa numri i plazheve private është rritur. “Çmimi nuk ndryshon pasi duhen paguar taksat dhe shpenzimet e tjera, si dhe të punësuarit. Ka rënie dhe në drejtim të pronotimeve disaditore që janë më të pakta. Nuk ka lekë, ose ka më pak , madje kjo vërehet dhe tek pushuesit kosovarë që shihen si klientët më të sigurt. Përveç kësaj, taksa është shumë e lartë. Për 700m 2, ku me vështirësi mund të vendosen 70 çadra me nga dy shezlongë, paguajmë 301200 lekë të reja, ndërsa çmimi për rreshtin e parë është 600 lekë dhe për dy të tjerët nga 500 lekë. Kjo ndodh pasi në rreshtat e tjerë nuk ka kërkesa”, thotë ai. Edhe pronarë hotelesh apo ambientesh akomodimi shprehen se ka më pak kërkesa për akomodim dhe në hotele ato janë jo dyjavore siç ndodh zakonisht por disaditore. Këtë ato e lidhin me pakësimin e mundësive ekonomike të pushuesve, të cilët kanë kursyer më pak dhe si rrjedhojë pushojnë në më pak ditë ose shpenzojnë më pak , por dhe me faktin që në sezonin veror përkon dhe muaji i agjërimit për besimtarët myslimanë dhe kjo ndihet sidomos tek pushuesit nga Kosova që vijnë më pak në këtë periudhë. “Në fakt, prej vitesh, janë kosovarët ato që na sjellin më shumë punë, pasi shumë nga shkodranët kanë ndërtuar ambientet e tyre në plazh që janë për përdorim familjar dhe pse ky plazh vazhdon të jetë më i frekuentuari. Por dhe kosovarët vijnë më pak. Ka vite që muaji i Ramazanit përkon me sezonin veror dhe kjo ndikon. Shpresojmë pas 10 gushtit të kemi më shumë kërkesa”. Çmimet nuk kanë pësuar rënie pasi dhe taksat e shpenzimet kanë pësuar rritje ,kështu që çmimi nuk ndryshon. Nuk shihet ndonjë mënyrë për të stimuluar turizmin në drejtim të uljes së taksave” shprehet Maliq Seferi, i cili ka hyrje njëkatëshe që shërbejnë për pushuesit. Një tjetër tregues i rënies së të ardhurave është dhe shpenzimi që bëhet nga pushuesit në plazh, në të gjitha nivelet. Administratorë apo pronarë të mjeteve lundruese, si varka me këmbë apo motor, motorë uji etj, shprehen se kërkesat janë më të pakta dhe kjo vërehet nga qarkullimi i mjeteve të tyre në det. Po kështu shprehen dhe shitësit ambulantë, që me pije freskuese, produkte ushqimore apo lojëra e produkte plazhi, që qarkullojnë disa herë në ditë me shpresën se do të shesin diçka dhe do të fitojnë ndonjë lek. Në fakt, sezoni i plazhit shihet si një mundësi punësimi nga individë që tregtojnë në plazh produkte të ndryshme. Duke qenë ambulantë atyre u duhet të lëvizin disa herë nëpër gjatësinë e rërës së plazhit për t’u afruar pushuesve artikuj aty. Por, edhe për ta leku është i vështirë. Të gjithë pohojnë: turistë s’ka.

Ekonomia

Dallimet ekonomike mes shtresave këtë verë vërehen lehtësisht tek pushuesit .Ka prej atyre , që frekuentojnë plazhet private në Rrjoll apo pranë grykëderdhjes së Bunës që afrojnë kushte më komode, hotele luksoze dhe lokale të shtrenjta, ndonëse këto pushues janë të shumtë. Pjesa më e madhe janë të mesmit që ndodh që çadrën me dy shezlongë e marrin dy familje bashkë, ndërsa gatuajnë vetë duke shmangur ngrënien nëpër restorante. Por ka dhe prej tyre që çadrat i vendosin në fund të rërës dhe i sheh teksa ushqehen me atë që kanë marrë me vete ,ndërsa janë pushues ditorë ose të akomoduar në ambiente të lira. Edhe në fundjavë, Velipoja nuk e ka atë gjallëri të viteve të kaluara dhe pse kushtet në këtë plazh dhe ambientet e tij kanë pësuar përmirësime të ndjeshme.

30 lekë taksë për një misër që kushton 50 lekë

Shitësit e pijeve freskuese dhe ato të gazetave rëndohen nga taksat

Në plazhin e Velipojës takon shumë të tillë, “shitës” lëvizës, të cilët pushuesve në rërë u afrojnë prodhime të ndryshme. Burra,gra e fëmijë të cilët që nga mëngjesi deri në mbrëmje shëtisin nëpër diell e rërën e nxehtë duke afruar artikuj të shumëllojshëm, që nga gazetat e revistat, kremrat e plazhit, produkte kozmetike, rroba, perde, topa e lojëra për fëmijë, fruta, pije freskuese, byrekë, misër të pjekur ,kokoshka e prodhime të brumit. I dëgjon teksa thërrasin për të reklamuar mallin që duan të shesin, madje ka prej afrohen dhe përpiqen që të bindin të blesh atë që ato duan të shesin.”Pije freskuese, birrë,ujë, “moll a,pjeshka,dardha,fiq,dardha, nektarin”, apo “krem plazhi,vaj plazhi,topa, letra, domino, shah, mos u nxeh”, ndërsa ka prej tyre që përpiqen i tërheqin blerësit edhe me humor “hajde birra pa pare, plaka beqare”. Duke folur me to, mëson se këtë verë ka më pak shitje. Shumë janë të punësuar, sidomos ato që tregtojnë prodhime brumi dhe të ëmbla, ndërsa ka dhe të vetëpunësuar. “Këtë vit na kanë vendosur taksa dhe ne dhe kjo është e pa arsyeshme. Unë lëviz gjithë ditën me termos të pijeve freskuese në krah dhe mund të bëj në ditën më të mirë 1000 lekë xhiro që do të thotë 200-300 lekë fitim. Çfarë takse duhet paguar kur unë nuk zë vend pasi jam në lëvizje, mallin e blej në market dhe dal e shes në plazh me një diferencë 50 lekë më shumë, ndërsa shitjet kanë rënë ndjeshëm. Nuk kanë lekë njerëzit. Para tre vitesh kam bërë deri 3000 lek xhiro në ditë, tani nuk bëj as 1000. Dhe thotë taksë. Kjo nuk i shërben askujt, nuk të lënë të fitosh fare pak”, thotë Françesku nga një fshat i Shkodrës, i cili çdo ditë vjen në Velipojë për të tregtuar pije freskuese në plazh. Po kështu, shprehet dhe një shitës misrash, i cili thotë se i kanë thënë se duhet të paguajë 30 lekë taksë për çdo misër.” Por misrin unë e shes 50 lekë, dhe 30 ia blej atij që e prodhon, plus qymyrin për ta pjekur dhe karrocën që e shtyj gjithë ditën për të shitur ndonjë. Kështu që nuk kam se si të paguaj një taksë të tillë”,thotë ai ndërsa shton se do të largohet nga plazhi pasi kështu nuk vazhdon dot.shekulli.


“Bumi i turistëve” në veri të Shqipërisë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi