Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kosova, nje vend i varfer i njerezve te pasur

prej Fri 26 Jul 2013 - 12:22
Kosova, nje vend i varfer i njerezve te pasur 1374056557-nenad
Në Kosovë isha për herë të parë në tetor të vitit 2007, por asokohe qëndrova vetëm një natë dhe një para-dite rrugës për në Shkup, ku ekipi kombëtar kroat i futbollit luante ndeshjen kualifikuese me Maqedoninë. Ishte katër muaj para shpalljes së Republikës së Kosovës. Edhe pse shtetin e ri e njohën gati njëqind vende, regjimi serb në kufi me Kosovën nuk ka ndryshuar aq shumë. Në të vërtetë, kur të mbërrini në kufi duhet që automjetin ta ndalni njëqind metra para kalimit dhe të prisni derisa t’u thërrasë oficeri i policisë serbe. Nëse nuk veproni kështu, dënimi është 200 euro. Ai mund t’u thërrasë menjëherë, ose pas gjysmë ore, pavarësisht asaj që mund të jeni njeriu i vetëm në kufi. Dallimi me gjashtë vite më parë është se ky vendkalim, tani njëmend i ngjan një vendkalimi (përpara, nga ana serbe ndodhej vetëm një konteiner), megjithëse Ser-bia zyrtare ende nuk e njeh si një kufi shtetëror.

Për serbët, kufiri është inekzistent

Kjo gjë mund t’u shkaktojë probleme shtetasve të huaj që nga Serbia në Shqipëri udhëtojnë përmes Kosovës – siç ishte rasti edhe me shoqërinë time. Fatmirësisht, para ud-hëtimit u informuam mirë, kështu që në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë e lutëm policin kufitar shqiptar që të mos na vendosë vulë në pasaporta. Po ta bënte këtë, do të na duhej që nga Shqipëria të kalonim në Maqedoni, e tek pastaj të hynim në Serbi. Në të kundërtën, kur të kthe-heshim në shtëpi, nuk do të mund të dilnim nga Serbia, sepse s’do të mund të dëshmonim që kishim hyrë në Serbi. Në fakt, do të kishim vula shqiptare, por jo serbe, që për ta do të nënkuptonte se në Serbi kemi hyrë ilegalisht. Absurde, por kokëfortësia serbe sa i përket Kosovës po zbutet tepër ngadalë. Në këtë kontekst, është interesant që në Serbi bllo-kohen edhe telefonat celularë shqiptarë.
Çdokush që ka një numër shqiptar, që nga kufiri kroato-serb e deri te ai serbo-kosovar nuk ka fare sinjal. Para udhëtimit në Kosovë, lexo-va diku se Serbia ka dalë zyrtarisht nga recesioni, dhe sipas informacioneve të Agjencisë Kosovare të Statistikave, 44.9 për qind e popullatës së Kosovës është e papunë. Por në Kosovë e kuptova për herë të parë se statistikave nuk duhet besuar gjithmonë. Kështu, përderisa Serbia – pavarësisht daljes nga recesioni – dukej depresive dhe e zymtë, Kosova ishte një botë krejt tjetër. Në Kosovë nuk vlen asnjë politikë ekonomike, këtu nuk qëndron asnjë teori makroekonomike, dhe asgjë që një student mëson në Fakultetin Ekonomik këtu nuk gjen aplikim. Shkurt, gjendja reale ekonomike në Kosovë i sfidon të gjitha teoritë, shkencat dhe statistikat. Pra, zyrtarisht (dhe statistikisht) Kosova është një prej vendeve më të varfra në Europë, por, praktikisht, në shtetin më të ri evropian jetohet më mirë se në vendet më të pasura të BE-së. Në Kosovë po ndërtohet si askund tjetër në Eu-ropë, njerëzit janë vazhdimisht në lëvizje, e në çdo hap shi-het njëlloj nguti, një energji dhe eutrofi e veçantë.

Gjithçka në kosovë është fitimprurëse

Ndërsa tek ne, lokalet janë të zbrazëta e zyrat mbyllen përditë, gati nën secilën shtëpi në Kosovë ndodhet nga një dyqan. Ndërsa tek ne, bizneset që ‘punojnë’ mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, tregu në Kosovë sikur është i uritur për shërbime, prodhime dhe ide. Arsyeja është fare e thjeshtë. Për shkak të shkallës së lindshmërisë, Koso-va ka bindshëm popullatën më të re në Europë, kurse seci-la familje ka të paktën 5-6 meshkuj të aftë për punë, që për shkak të traditës disa-dekadëshe të emigracionit, lehtësisht shkojnë në vendet e BE-së, ku punësohen më lehtë. Veç kësaj, për dekada të tëra, shqiptarët e Kosovës nëpër ven-det tjera i eksportojnë edhe zanatet e tyre, para së gjithash, argjendarinë, prodhimin e ëmbëlsirave dhe tregtinë, kësh-tu që shumë kosovarë posedojnë biznese fitimprurëse pri-vate jashtë vendit. Nëse kësaj i shtojmë edhe solidaritetin tradicional shqiptar dhe lidhjet familjare, të cilat i kanë të tilla vetëm hebrenjtë, atëherë nuk është vështirë të supozo-het se një sasi e madhe e atyre eurove të fituara kthehen në Kosovë, ku shpenzohet një pjesë e madhe e tyre. Pra, Koso-va nuk prodhon asgjë, nuk eksporton asgjë (përveç fuqisë punëtore), por populli i saj fiton shumë.
Njerëzit kanë tepër para dhe dëshirojnë t’i shpenzojnë ato. Prandaj, në Kosovë ka sukses çdo biznes. Për biznesin nuk ka kufizime (s’ka sindikata, ekologë, planifikues hapësinorë, konservues) ndërsa tregu është i uritur për çdo gjë. Gjithçka është e privatizuar dhe asgjë nuk është pa pagesë. Në qytetin e Podujevës, ku ishte “baza” jonë, një i kthyer ndërtoi një pishinë, e një tjetër një mini-fushë futbolli. Secili që dëshi-ron të notojë ose të luajë futboll, duhet të paguajë. Dhe të gjithë presin në radhë. Në Kosovë pothuajse nuk ka karte-la, minuse në llogari e as kredi. Gjithçka paguhet kesh, me euro. Shteti s’ka problem as me sistemin e pensioneve – si shumica e vendeve të BE-së – sepse numri i të rinjve është dukshëm më i madh se i të moshuarve. Veç kësaj, meqë shu-mica e të moshuarve nuk kanë punuar asnjëherë, ata kanë të drejtë vetëm në pension të pleqërisë. Përveç ndërmar-rjeve klasike shqiptare, ku tregtia – natyrisht – zë vendin e Kosova, një vend i varfër i njerëzve të pasur parë, ajo që më habiti tepër ishte përhapja e dy bizneseve – autolarjet dhe sallonet e nusërisë. Autolarje ka në çdo hap, nuk janë të sofistikuara (kanë vetëm spërkatëse me presion të lartë dhe sfungjer), por aty, për 2-3 euro, fëmijët ta lajnë veturën për 15 minuta. Dhe, përsëri, të gjithë presin në radhë.

Mega- biznesi i dasmave

Dasmat janë një histori e veçantë. Kosova ka shumë të rinj që martohen dhe të gjithë këtë e bëjnë në Kosovë, pa marrë parasysh se në cilin shtet evropian jetojnë apo puno-jnë. Nga qershori, kur fillojnë pushimet vjetore e deri në fillim të shtatorit, në Kosovë zgjat sezoni i dasmave. Atëherë shpenzohen me miliona për fustane nusërie, ahengje e dhurata. Megjithatë, më së shumti paratë shpenzohen për banim. Familjet garojnë se cila do të ndërtojë një pallat më të bukur e më madhështor. Arkitektura kryesisht është një kiç, kështu që shtëpitë e rrugët të kujtojnë disi lagjen Konjscinska në Zagreb, ku jetojnë janjevalinjtë. Por parë në kontekstin e asaj që këtu ky kiç shndërrohet në sistem, i gjithë ky ndërtim i egër dhe i çmendur të duket disi simpatik. Shpeshherë, trekatër vëllezër ndërtojnë shtëpitë bashkë, zakonisht nga dy kate, ku në katin përdhes janë lokalet për biznese familjare. Për shkak të emigracionit të lartë, rëndësia e internetit në Kosovë është kuptuar shumë herët, kështu që tani i tërë vendi është i mbuluar me internet të fuqishëm. Poth-uajse çdo kafeteri, restorant, apo benzinatë ka wi-fi, ndërkohë që qasja në internet zakonisht bëhet pa pasur nevojë për fjalëkalim.
E atje ku ka nevojë, fjalëkalimin për wi-fi mysafirëve ua japin menjëherë. Natyrisht, internet ka secila shtëpi. Për shkak të rritjes natyrore të popullsisë, edhe shkollat në Kosovë po ndërtohen masivisht. Në Podujevë e rrethinë – e cila deri në vitin 1990 ishte sa Labini, Rovinji apo Poreçi, ku sot jetojnë afro 70 000 banorë, vetëm gjatë vitit të kaluar kanë lindur më shumë se 6,000 fëmijë. Sa për krahasim, në Labin lindin nga njëqind fëmi-jë në vit. Prishtina me rrethinë sot numëron afro 700 000 banorë, ndërsa qyteti më i bukur në Kosovë, Prizreni ka rreth 200,000 banorë. Sipas rezultateve të regjistrimit zyrtar të vitit 2011, në Kosovë jetojnë 1 739 825 banorë, 92.93 e të cilëve janë shqiptarë, ndërsa 1.47 për qind serbë. Edhe pse regjistrimi nuk është kry-er në pjesën veriore të Kosovës, saktësisht në tri komunat me shumicë serbe: Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq. Në Kosovë nuk ndërtojnë vetëm familjet, por edhe shteti. Para një viti ka përfunduar ndërtimi i pjesës së autostradës moderne, që lidh dy qytetet më të mëdha dhe më të rëndësishme, Prishtinën dhe Prizrenin. Me ndihmën e SHBA-së, rruga ka vazhduar edhe drejt kufirit shqiptar, drejt Tiranës, kështu që tani qytetet krye-sore të Kosovës dhe Shqipërisë janë të lidhura me autostradë. Kjo na nxiti të vizitojmë edhe Shqipërinë. Por për të do të shk-ruaj në një artikull tjetër.shqiperia.


Kosova, nje vend i varfer i njerezve te pasur Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi