Të gjitha gjallesat në Tokë do të vdesin pas dy miliardë vjetësh
Fri 26 Jul 2013 - 15:26
Një studim i kohëve të fundit i kryer nga astrobiologu Jack O’Malley-James thotë: gjatë 1 miliard viteve të ardhshme pothuajse të gjitha gjallesat në planetin tonë do të vdesin
Skenari do të jetë ky: pas një farë kohe përmasat e Diellit do të rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe emetimet e tij do të zvogëlojnë nivelin e dioksidit të karbonit në Tokë. Sasia e pamjaftueshme e CO2 do të çojë në zhdukjen në masë të bimëve dhe për pasojë edhe të kafshëve bimëngrënëse. Pas tyre do të zhduken edhe kafshët mishngrënëse, pasi do të shkatërrohet zinxhiri ushqimor. Kur të ndodhë e gjithë kjo në Tokë do të mbeten vetëm mikroorganizmat, ndërsa ylli ynë do të vazhdojë të rritet. Pas një miliard vitesh sipërfaqja e Tokës do të ngrohet deri në atë pikë sa që do të avullojnë të gjitha burimet e ujit, pa të cilat, siç dihet, është e pamundur ekzistenca e jetës.24ne7
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|