Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Të varfërit kursejnë qeverinë  Empty Të varfërit kursejnë qeverinë

Thu 30 Dec 2010 - 20:03
Në fillim të vitit kur u rrit çmimi i energjisë elektrike, qeveria vendosi në buxhet 21 milionë dollarë, për të mbrojtur shtresat në nevojë.
Kjo pagesë është përdorur, mes të tjerash, sa herë që ka patur rritje të çmimit të energjisë, për të zbutur financiarisht reagimin e publikut.

Por tashmë që viti po mbyllet, të dhënat zyrtare të buxhetit tregojnë se nga ky fond nuk është shpëndarë asnjë lekë për të kompesuar rritjen e çmimit.

Vetëm nga kjo, qeveria ka kursyer 17 milionë dollarë. Por kompesimi i energjisë nuk është zëri i vetëm nga shpenzimet sociale, ku qeveria nuk ka përdorur paratë.

Edhe pagesat për ndihmën ekonomike si dhe ato për kontributet e pensioneve janë më të ulëta se sa plani.

Në total, sipas të dhënave zyrtare, shpenzimet për mbrojtjen sociale ishin si 11 mujorë 46 milionë dollarë më pak se plani.

Të dhënat tregojnë se qeveria ka mbajtur para edhe nga zërat e tjera të shpenzimeve, si ato të personelit, interesat e borxhit apo dhe investimet.

Në total fondet e papërdorura shkojnë rreth 190 milionë dollarë, ndërkohë që nga mosmbledhja e të ardhurave në buxhet mungojnë rreth 55 milionë dollarë.

Por edhe më këtë situatë të mirë financiare, çuditërish si asnjë vit tjetër qeveria bllokoi shpërblimin e fundvitit për pensionistët.

Madje përmes një akti normativ, vendosi që një pjesë e fondeve të kursyera rreth 50 milionë dollarë të përdoren për të paguar faturat e prapambetura ndaj firmave private dhe një pjesë tjetër shumë e vogël për të rritur fondin e pronarëve.

Jo zyrtarisht burime nga financat thonë se lekët e tjera të papërdorura janë shpenzuar gjatë dhjetorit, në të cilin qeveria mbyll faturat e fundvitit.

Por disa ekspertë të opozitës thonë se qeveria po kursen lekë për vitin e ardhshëm, kur vendi do të hyjë në zgjedhje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi