Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Spanjë, makinisti i trenit: E menderosa! Dua të vdes!

prej Sat 27 Jul 2013 - 10:59
Spanjë, makinisti i trenit: E menderosa! Dua të vdes! MakinistiKutia e zezë e në trenin spanjoll, i cili doli nga shinat dje duke shkaktuar 80 viktima, ka regjistruar edhe momentin e tmerrshëm që përjetoi makinisti, i cili thërret me zë të lartë: “E menderosa. Dua të vdes”!

Kjo thirrje e tij është regjistruar në momentin kur treni hyri në kthesë me një shpejtësi prej 120 km në orë, pikërisht në këto çaste makinisti kupton edhe gabimin e tij.

Francisco Jose Garzon, ishte përgjegjës për atë udhëtim. I gjithë regjistrimi tregon se ai ishte koshient për gabimin dhe u përpoq të komunikonte me qendrën e kontrollit. “Kam devijuar, çfarë duhet të bëj? Çfarë duhet të bëja? E menderosa. Dua të vdes!”, thirri makinisti.

Hetimet tregojnë se Francisco Jose Garzon është një njeri që pëlqen shpejtësinë. Ai pati postuar ca kohë më parë në rrjetet sociale një foto të matësit të shpejtësisë së trenit, i cili tregonte plot 128 km në orë. Gjithsesi, hetimet ende vazhdojnë.

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/


Spanjë, makinisti i trenit: E menderosa! Dua të vdes! Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi