Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kina, transmetime shqip në Tiranë dhe në Durrës Empty Kina, transmetime shqip në Tiranë dhe në Durrës

Sat 27 Jul 2013 - 14:20
Message reputation : 100% (1 vote)
Kina, transmetime shqip në Tiranë dhe në Durrës Kin
Ye Hao/ Ambsador i Republikës Popullore të Kinës

-Shqipëria dhe Kina, një epokë e re e marrëdhënieve. Kemi bërë një sondazh: Më shumë se 2/3 e të rinjve shqiptarë kanë përshtypje pozitive për Kinën, dhe më shumë se 1/3 të rinjve shprehen se kanë interes të mësojnë gjuhën kineze ose të shkojnë në Kinës për studim

Përshëndetje zoti Ambasador! Pas shumë përpjekjesh CRi në Shqip do të transmetojë në FM106 në Tiranë dhe Durrës. Kjo është një vërtetim i zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimet dypalësh. Z. Ye, mund të na tregoni karakteristikat dhe tendencën e re të bashkëpunimit midis Kinës dhe Shqipërisë në vitet e fundit?

Përshëndetje, përshëndes dëgjuesit e Radios së Jashtme të Kinës. Vitet e fundit, zhvillimi i marrëdhënieve kino- shqiptare është i mbarë, bashkëpunimet në fushën politike, ekonomike, njerëzore, arsimore dhe ushtarake vijuan të thellohen. Vizitat e nivelit të lartë janë bërë të shpeshta. Vitin e kaluar anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, sekretari i komitetit bashkiak të partisë komuniste të Pekinit Liu Çi dhe zv. kryetari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Zhang Rongming, vizituan Shqipërinë. Ministri i Jashtëm, Ministri i Arsimit i Shqipërisë, kryetari i bashkisë së Tiranës nga ana tjetër vizituan Kinën. Në fushën ekonomike, Panairi i Investimeve dhe Teknologjisë së Kinës u zhvillua në Shqipëri, ku morën pjesë 57 kompani, 100 biznesmenë nga Kina. Që nga viti 2012 e deri më sot, më shumë se 40 delegacione tregtare, 700 biznesmenë të Kinës vizituan Shqipërinë. Tani janë në bisedim e sipër disa projekte tregtare. Në fushën e shkëmbimeve njerëzore, orkestra tradicionale e Nankinit, Kori i Pekinit dhe delegacioni i Wushu-së të Kinës vizituan Shqipërinë, duke pasur jehonë të madhe në Shqipëri. Në fushën arsimore, numri i nxënësve që mësojnë gjuhën kineze në Universitetin e Tiranës u rrit nga 10 në 70. Instituti i Kongfucit do të hapet zyrtarisht në gjysmën e dytë të vitit. Ministria e Arsimit dhe e Shkencës e Shqipërisë ka përcaktuar dy shkolla publike ku do të mësohet gjuha kineze. Në fushën turistike, në qershorin e vitit të kaluar, Kina dhe Shqipëria kanë nënshkruar “Memorandumin për Turizmin”. Në fushën ushtarake, në shtatorin e vitit të kaluar, zv. komandanti i Policisë së Armatosur të Kinës Dai Sujun, kryesoi një delegacion që vizitoi Shqipërinë. Dua të veçoj se Kina ka paraqitur 12 masa për të thelluar marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve të Europës Lindore e Qendrore. Është formuar një sekretariat bashkëpunimi i Kinës me këto vende dhe është vendosur në dispozicion një fond i posaçëm prej 10 miliardë dollarësh. Më 2 korrik të vitit 2013, u zhvillua Forumi i liderëve të Kinës dhe të Europës lindore-qendrore në Chongqing të Kinës, ku zv. ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe përfaqësuesit e qyteteve të Tiranës dhe të Durrësit morën pjesë në të.

FM106 është një gur kilometrik i bashkëpunimit dypalësh në fushën e radios dhe televizionit, është edhe një platformë e cilësuar për miqësinë dhe zhvillimin e përbashkët të Kinës dhe të Shqipërisë. Pra, sipas mendimit tuaj, në cilat fusha radio mund të luajë një rol konstruktiv?

Kohët e fundit, kemi bashkëpunuar me Institutin e Studimeve Ndërkombëtare të Shqipërisë, kemi bërë një sondazh për marrëdhëniet kino-shqiptare. Sipas rezultatit, miqësia tradicionale midis të dyja vendeve është e thellë, ku populli shqiptar është miqësor për Kinën. Më shumë se 2/3 e të rinjve shqiptarë kanë përshtypje pozitive për Kinën, dhe më shumë se 1/3 të rinjve shprehen se kanë interes të mësojnë gjuhën kineze ose të shkojnë në Kinës për studim. Besoj se nëpërmjet programeve të CRI, miqtë shqiptarë mund të njohin më mirë zhvillimet politike, ekonomike të Kinës, të njohin kulturën, historinë kineze, gjithashtu mund të mësojnë gjuhën kineze nëpër radios. Shpresoj se, Radio e Jashtme e Kinës mund të luajë rolin e urës për shkëmbimet ndërmjet popujve.

Që nga transmetimi i provës në maj, FM106 ka tërhequr vëmendjen e medias dhe të dëgjuesve shqiptarë. Në prag të transmetimit, dua t’ju ftoj zoti ambasador t’ju dërgoni një mesazh dëgjuesve shqiptarë dhe miqve kinezë në Shqipëri.

Kam qëndruar në Shqipëri për më pak se dy vjet, megjithëse nuk është një kohë e gjatë, ndiej se Shqipëria është një vend i bukur. Populli shqiptar është shumë miqësor ndaj Kinës, e dua shumë këtë vend. Gjatë mandatit tim në Shqipëri, do të nxis me të gjitha përpjekjet bashkëpunimin tregtar dhe shkëmbimet njerëzore. Besoj se me themelimin e përmirësimin e sistemit të bashkëpunimit midis Kinës dhe Europës Lindore e Qendrore, bashkëpunimi midis të dyja vendeve do të hyjë në një epokë të re..shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi