Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Film për gratë e torturuara ruse gjatë regjimit të Enver Hoxhës

prej Mon 29 Jul 2013 - 0:18
Film për gratë e torturuara ruse gjatë regjimit të Enver Hoxhës SkenarisitiSkenaristi i njohur rus, Juri Arabov po debuton si regjisor me filmin "Gratë ruse", që i dedikohet Shqipërisë së viteve 1960 dhe fatit tragjik të grave ruse, të cilat u bënë viktimat e para të regjimit të diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.

"Ky projekt është zhvilluar që 4 vjet më parë. Ai u krijua me iniciativën e një firme franceze dhe me mbështetjen e Ministrisë shqiptare të Kulturës", - tha Juri Arabov. Në këtë film bëhet fjalë për persekutimin e grave ruse, kryesisht gjuhëtare, të cilat u martuan me shqiptarë.

"Filmi i dedikohet pikërisht këtyre grave të sofistikuara të kulturuara ruse, drita e diturisë së të cilave vazhdon të përhapet deri tani në këtë vend, të cilat i kujtojnë me mirënjohje e adhurim të sinqertë. Kujtimi për to është ruajtur i gjallë në mënyrë mjaft prekëse deri sot e kësaj dite", - tha Juri Arabov, duke theksuar se ky do të jetë megjithatë, "një film mbi diktaturën, e cila gjithmonë përfundon, ndërsa pas saj vjen ajo që vjen."/ VOR/

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/


Film për gratë e torturuara ruse gjatë regjimit të Enver Hoxhës Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi