Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Angelina Jolie promovon filmin për luftën në Bosnje

prej Mon 29 Jul 2013 - 22:26
Angelina Jolie promovon filmin për luftën në Bosnje JolieAktorja Angelina Jolie ishte sot në Tokio për të promovuar filmin e saj për luftën në Bosnje. Filmi do të fillojë të shfaqet në Japoni më 10 gusht. Një aktivitet i posaçëm promovues u zhvillua në Universitetin e Kombeve të Bashkuara, ku ishte edhe Sadako Ogata, ish-Komisionere e Lartë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Filmi me regjisore Angelina Jolinë dhe me titull "Në tokën e gjakut dhe të mjaltit" ka si subjekt dashurinë mes një serbi të Bosnjës dhe një myslimaneje të Bosnjës, gjatë luftës në Ballkan në vitet 90.

Si e dërguar e posaçme e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët, Jolie foli për fushatën e saj të nisur së bashku me Sekretarin e Jashtëm britanik Uilliam Hague, për të ndalur dhunën seksuale në zonat e luftës në mbarë botën.

Në prill, vendet e G8-ës ranë dakord të punojnë për t'i dhënë fund përdhunimeve dhe dhunës seksuale në konflikte të armatosura.

"Ky është vetëm fillimi. Qëllimi ynë duhet të jetë të luftohet mosndëshkimi, në mënyrë që përdhunimi të mos përdoret si armë lufte siç ndodhi në Bosnjë, dhe siç ndodh sot nga Kongoja në Siri," tha zonja Jolie.

Duke folur për filmin, i pari film i saj ku ajo është edhe skenariste edhe regjisore, Jolie tha se ajo shpreson që publiku të frymëzohet për të reflektuar më thellë dhe për të ndërmarrë veprime konkrete.

"Kur fillova realizimin e këtij filmi, mendoja të rrëfeja një histori për t'u dhënë një zë të mbijetuarve. Por sot unë jam këtu jo vetëm si regjisore por edhe si një luftëtare, pjesë e një përpjekjeje globale që është çdo ditë në rritje," tha zonja Jolie.

Angelina Jolie dhe partneri i saj, Brad Pitt shkuan në Tokio të dielën për të marrë pjesë në veprimtaritë promovuese për filmat e tyre. Brad Pitt po promovon filmin "World War Z."

/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/


Angelina Jolie promovon filmin për luftën në Bosnje Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Angelina Jolie promovon filmin për luftën në Bosnje

prej Mon 29 Jul 2013 - 22:53
film i bukur eshte e kam pare nja dy here
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi