Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Makinisti po fliste ne telefon kur doli treni nga shinat Empty Makinisti po fliste ne telefon kur doli treni nga shinat

Wed 31 Jul 2013 - 13:18
Makinisti po fliste ne telefon kur doli treni nga shinat Francisco-Jose-Garzon-AmoAutoritet spanjolle kanë vijuar hetimet për të gjetur shkakun e daljes së trenit nga shinat, ku mbetën të vrarë 79 persona. Nga hetimet e fundit mësohet se makinisti i trenit, të përfshirë në incidentin e javës së kaluar në Spanjë, ka qenë duke folur në telefon në momentin e daljes së trenit nga shinat. Treni po udhëtonte me 153 km/h në atë moment, thanë prokurorët në Gjykatën e Drejtësisë në Galicia.

Francisco Jose Garzon Amo ishte duke folur me anëtarët e stafit të kompanisë shtetërore të hekurudhave, Renfe, shtuan më tej ata. Hetuesit e incidentit kanë hapur regjistrimet e “kutisë së zezë” të trenit, për të gjetur shkakun e përplasjes, që la 79 persona të vdekur.

Vetëm pak çaste para aksidentit, treni po udhëtonte me 192 km/h, deklaroi gjykata. Hetuesit thanë se frenat ishin aktivizuar vetëm pak momente përpara përplasjes. Limiti i shpejtësisë në kthesën ku treni doli nga shinat ka qenë prej 80 km/h.

“Disa minuta para se treni të dilte nga shinat, ai mori një telefonatë te numri i punës, për të marrë udhëzime mbi rrugëtimin që do të ndërmerrte deri në Ferrol. Nga përmbajtja e bisedës dhe zhurma në sfond, duket se makinisti ka qenë konsultuar me një hartë ose dokument në letër”, bëri të ditur gjykata përmes një deklarate.

Garzon dyshohet për vrasje nga pakujdesia, por ende nuk është akuzuar formalisht. Ai u lirua nga arresti në Santiago de Compostela, ku ndodhi edhe përplasja, të dielën, por mbetet ende nën supervizimin e gjykatës. Ai duhet të paraqitet përpara gjykatës 1 herë në javë dhe nuk lejohet të lërë Spanjën pa leje. Pasaporta e tij është sekuestruar nga gjykata dhe patenta e drejtimit të trenit është pezulluar.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi