Share
Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default Ditët e Mjedës, takim kombëtar në 76 vjetorin e vdekjes së poetit

prej Fri 2 Aug 2013 - 12:00
SHKODËR- Për të tretin vit radhazi, në Shkodër u organizua takimi “Ditët e Mjedës”, në përkujtim të përvjetorit të 76-të të vdekjes së poetit të shquar shqiptar.
Ditët e Mjedës, takim kombëtar në 76 vjetorin e vdekjes së poetit 2mhd57d
Qendra e Studimeve Albanologjike, Komuna Bushat, Qendra Muzikore “Ndre Mjeda”, mbështetur edhe nga Konsulli i Nderit i Austrisë në Shkodër, Gjergj Leqejza, organizuan takimin në fshatin Kukël të komunës Bushat, ku dhe ka jetuar e shërbyer meshtari-poet.

Në cilësinë e famullitarit të kësaj zone, Mjeda ishte dhe ideatori, arkitekti dhe realizuesi i ndërtimit të Kishës së Kuklit. Pas 100 vitesh, me iniciativen dhe pasionin e dom Nik Ukgjinit, pasuses i Mjedes si famullitar në këtë zonë, është bërë e mundur, jo vetëm rikonstruktimi i plotë i të gjithë ambienteve, duke e shndërruar në një qendër muzeale, por edhe vatër të organizimit të aktiviteteve kulturore-artistike.

Në takimin folklorik gjithëkombëtar morën pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, nga Shqipëria Kosova dhe Mali i Zi, ndërkohë që organizatorët janë kujdesur edhe për Konferencen Shkencore kushtuar poetit Ndre Mjeda me rastin e 76 vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. “Është një veprimtari që zuri fill me nismen e Dom Nik Ukgjinit, priftit të Kuklit dhe menjëherë Qendra e Studimeve Albanologjike e mbështeti këtë nisëm në mënyrë që të kthejë në një festë të mirëfilltë në kujtim të figurës së Ndre Mjedës”, tha në hapje të aktivitetit, Ardian Marashi, drejtor i Qëndrës të Studimeve Albanologjike Shqiptare.

Referuar pjesëmarrjes së gjerë nga të gjitha trevat shqipfolëse, Marashi shprehu kënaqësinë e kthimit të kësaj dite në një festë të mirëfilltë, gjë që sipas tij, janë ato çfarë Mjeda do të priste më së miri për Kuklin. “Tashmë ky aktivitet është bërë traditë, sepse hera e tretë gjithmonë është e verteta dhe gjithmonë do të vazhdojë të jetë në këto përmasa, madje edhe më të zgjeruara, gjatë viteve të ardhshme”, u shpreh Marashi.
Konferenca u përshëndet edhe nga Arqipezhvi Metropolitan Shkodër-Pult, Angelo Masafra, i cili, në emrin e tij, por edhe në emër të Konferesnces Arqipezhgnore të Shqipërisë, përcolli mesazhin me fjalët e Jezusit të ngjallur, “Paqja mbi ju”. “Kremtojmë vitin jubilar të 100 vjetorin e ngritjes së Kishës së Kuklit të kushtuar Shën Shtjefnit martir në vitin e fese të shpallur nga vetë Papa, që është realizuar nga dora e meshtarit dhe e poetit, dom Mjeda, pikërisht në vitin 1913, një vitë pas shpalljes së pavarësisë kombëtare”, tha Masafra.

Kryetari i komunës Bushat, Zef Hila, bëri të ditur se në bashkëpunim edhe me qendrën muzeore të Mjedës, komuna Bushatit, po punon për ta tjetërsuar të gjithë zonën në fjalë në një mjedis muzeal dhe turistik, i destinuar për interesimin e vizitorëve, vendas dhe të huaj. Kompleksi muzeal në fshatin Kukel përbëhet nga dy objekte të lidhur me njëri-tjetrin, Kisha dhe Qela, të projektuar dhe realizuar nga Dom Ndre Mjeda, i cili ka qëndruar dhe shërbyer aty për një periudhe 30 vjeçare, nga viti 1906 dei më 1937. Shtëpia, e ndërtuar në vitin 1906, paraqet një ndërtim dykatesh të stilit neoklasik, ku gjatë viteve 1962-1979 dhe 1982-1991 ka patur funksionin e një shtepie muze kushtuar poetit Ndre Mjeda dhe e pajisur me objekte të ndryshme të vete klerikut. Në shkurt të vitit 2012, Ministria e Turizmit, Kulturës e Sporteve, e shpalli kompleksin monument kulture.
BalkanWeb



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





Ditët e Mjedës, takim kombëtar në 76 vjetorin e vdekjes së poetit 1t7y1w
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi