Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Këto janë plazhet e ndaluara në Shqipëri

prej Sun 4 Aug 2013 - 19:59
  • Edhe në zonën e Golemit ka pika të cilat kanë rezultuar të ndotura për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe ato urbane

Këto janë plazhet e ndaluara në Shqipëri 2920ED245E411B82A6493220BFEC48C6
Instituti i Shëndetit Publik, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë ka monitoruar ujërat e plazheve në pikat kryesore që preferohen nga pushuesit. Këtë vit plazhet me ujë të pastër janë Velipoja dhe Shëngjini, ku nga analizat laboratorike të bëra nga specialistë të ISHP-së, ujërat e tyre kanë rezultuar pa ndotje.

Ndërkohë që është vënë re përmirësimi i ujit në Currila në Durrës, në plazhin nga Ura e Dajlanit në Plepa, por ka ende pika të tjera të cilat nuk duhen frekuentuar në plazhin e Durrësit.

“Përmirësim i dukshëm krahasuar me një vit më parë është bërë në segmentin Ura e Dajlanit-Plepa, pasi është ndërtuar stacioni i trajtimit të ujërave dhe këtu ujërat që më parë derdheshin në det tërhiqen dhe nuk derdhen më. Problematike është zona ku derdhen ujërat e zeza dhe ujërat urbane të plazhit të Shkallnuerit. Aty nuk duhet të bëhet plazh”, deklaron Valbona Bara, shefe e sektorit të ujit dhe sanitetit ISHP.

Edhe në zonën e Golemit ka pika të cilat kanë rezultuar të ndotura për shkak të derdhjes së ujërave të zeza dhe ato urbane. “Vërehen shumë të ndotura ujërat tek Përroi i Agait, pasi është kanali ku shkarkohen ujërat urbane, si dhe tek Mali i Robit, ku është sërish një kanal i ujërave urbane që shkarkohen në det. Njerëzit duhet të lahen larg tyre”, këshillon Bara.

Ndërkohë, në plazhin e Vlorës, analizat laboratorike tregojnë për ndotje të ujit në plazhin e vjetër, ndërkohë që pas ujit të ftohtë deri në Sarandë pushuesit mund të frekuentojnë të qetë të gjitha plazhet e jugut. “Vërehet ndotje tek Shkolla e Marinës, ku ka shkarkime të ujërave urbane dhe uji na del i ndotur. Ndërsa plazhet pas Ujit të Ftohtë janë shumë të pastra, me plazhin e Dhërmiut, Sarandës e Himarës ku mund të bëhet plazh pa frikë”, shton Bara.

E vetmja pikë që rezulton e ndotur në plazhet e Sarandës është pranë kanalit të Cukës, ku pushuesit duhet të tregojnë kujdes. Nga monitorimi i Institutiti të Shëndetit Publik vihet re një përmirësim i ndjeshëm i ujërave për shkak të ndërgjegjësimit të subjekteve private për të mos shkarkuar ujërat e zeza në det.portalb.


Këto janë plazhet e ndaluara në Shqipëri Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

default Re: Këto janë plazhet e ndaluara në Shqipëri

prej Sun 4 Aug 2013 - 23:49
Ana pikerisht sivjet kam planifikuar pushimet t'i kaloj ne plazhin e golemit,por tash ndrrova mendjen më shum do mendoj per Shengjinin dhe Durrësin nga ky moment Golemin e anulova tash me mbetet te mendoj per shengjinin dhe Durresin.çdo herë pushimet i kam kaluar në Durrës por sivjet jam para një dileme në Durrës apo në Shengjin.Ju flm për informacionin që e ke publikuar .


FEMIJA RRITET DUKE FJETUR ,POR NESE NJI POPULL FLEN AI VDES. ISMAIL QEMALI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi