Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Heroi 'Idriz Seferi 1847 - 1927'

prej Tue 6 Aug 2013 - 16:52
Heroi 'Idriz Seferi 1847 - 1927'  0_250x369_images_stories_2013_idriz_seferi_sakra
  • "U munova tanë jetën me çliru dhe bashku këtë vend, por po vdes me ixhram që nuk munda ti bëj tokat shqiptare Shqipni", Idriz Seferi !

Nga Gani Qarri Idriz Seferi 1847 - 1927
Idriz Seferi 1847 - 1927
- Gani Qarri

Atdhetari i madh, njëri ndër organizatorët dhe udhëheqësit kryesor ushtarak të kryengritjeve kombëtare për lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare, heroi i kombit - Idriz Seferi, u lind në vitin 1847 në fshatin Sefer të trevës së Karadakut afër Shkupit dhe vdiq në vitin 1927 me dëshpërimin e thellë në shpirt, ngase përkundër aq shumë vuajtjesh, luftërash e përpjekjesh kombëtare, shqiptarët asnjëherë nuk arritën ti bashkonin të gjitha trojet e tyre etnike dhe ta bënin, Shqipërinë-Shqipëri.
Shpirti i tij luftarak dhe shtypja e madhe e bashkëkombësve nga Perandoria turke,e shtynë heroin e atyre viteve të rënda e të vështira për kombin, kur një popull i tërë luftonte për jetë a vdekje, që qysh në moshën e tij të re, duke mos duruar shtypjen e mëtejme dhe varfërinë e cila do të keqësohej së tepërmi, sidomos pas reformave të Tanzimatit, të hidhej në luftë të armatosur kundër pushtuesve osman, për çka në vitin 1875, kur ishte vetëm 28 vjeçar, do të burgosej nga pushtetarët turq.
Si patriot dhe luftëtar i shquar që ishte, Idriz Seferi u ftua dhe mori pjesë në të gjitha ngjarjet kryesore të kohës, kuvendet me rëndësi dhe luftërat vendimtare që aso kohe zhvilloheshin kundër kësaj Perandorie, për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtimi shumë shekullor i saj.
Ai kudo u shqua me aftësitë e tij organizative dhe dëshmua për strategji të larta ushtarake, i cili me të drejtë do të caktohej-udhëheqës i Betejës së Kaçanikut dhe njëri ndër prijësit kryesor të kryengritjes së përgjithshme kombëtare të vitit 1912 në Kosovë.
Idriz Seferi, ishte njëri ndër strategët kryesor të betejave për çlirimin e Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Gjilanit, Ferizajt e vendbanimeve të tjera shqiptare në këto dhe më gjerë në trojet tona.
Edhe pse me kërkesat e Fuqive të Mëdha, luftëtarët kombëtar nga fundi i muajit gusht të vitit 1912, do të detyroheshin të çarmatoseshin dhe ktheheshin në shtëpitë e tyre, pas fillimit të luftërave ballkanike, në tetor të vitit 1912, kur tokat shqiptare do të sulmoheshin nga të gjitha anët, ai do të mobilizohej përsëri dhe me vullnetarët e tubuar nga të gjitha trojet, do të hidhej në mbrojtjen e Bujanocit, Llapit, Gollakut, Kumanovës, e vendeve tjera, nga sulmet e pushtuesve serbomëdhenj, të cilëve do t’u shkaktonte humbje të mëdha, por me gjithë përpjekjet heroike, jo edhe t’i ndalonte për kohë të gjatë, nga mungesa e armëve, municionit dhe ushqimeve, kur trojet shqiptare që të gjitha njëkohësisht, digjeshin në flakët e luftës, të sulmuara njëherësh nga çdo anë prej shumë shteteve ballkanike, si Serbia, Mali Zi, Greqia dhe Bullgaria.
Megjithatë, kryengritjet e tij për liri kundër pushtuesve serbë në vitet 1913 deri më 1915, dhe pushtuesve bullgarë nga vitet 1916 deri më 1918, asnjëherë nuk do të ndaleshin, për çlirimin e Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare nën Jugosllavi, deri në fund të jetës së tij.
Pra shqiptarët, për fat të keq, nuk kishin vetëm një armik,kështu që pushtuesi i radhës-qeveria shoviniste serbe, që nga viti 1900, kishte filluar ti forconte agjenturat e saj, përmes mësuesve dhe priftërinjve sllavo-ortodoks, të vendosura nëpër fshatrat e përziera dhe të banuara me sllavë, të cilat vepronin nën emrin e njohur si "Dora e zezë".
Madje ajo, do të dërgonte edhe oficer të lart ushtarak,dhe që nga viti 1907, do të krijonte edhe çeta të armatosura çetnikësh, të cilat kishin për detyrë të përgatisnin terrenin për ndërhyrjen ushtarake serbe në Kosovë, pas largimit të Perandorisë Turke nga tokat tona.
Banda të armatosura dhe grupe spiunazhi, përherë janë mbajtur dhe strehuar në kishat dhe manastiret serbe, gjithandej trojeve tona, të cilat gjatë gjithë kohës kishin vetëm një mision-përgatitjen e okupimit të tokave tona nga sllavët.
Këto objekte në dukje fetare, gjithmonë ishin dhe mbetën, vatra të agjenturave të fshehta ushtarake të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë.
Një çetë të tillë çetnikësh, që në vitin 1907, Serbia do ta formonte edhe në fshatin Pasjan, në lindje të Gjilanit, e cila për një kohë do të strehohej e kamufluar në kishën sllavo-ortodokse të këtij fshati të banuar jo tërësisht me serbë.
Por, pas paraqitjes publike, prijësi popullor i kryengritësve shqiptar, heroi Idriz Seferi do të urdhëronte asgjësimin e kësaj bande të armatosur, bashkë me udhëheqësin e saj, oficerin e lartë ushtarak, Dragolub Nikoliq, i cili ishte dërguar enkas nga Beogradi, për këtë detyrë.
Kjo ishte vetëm një pjesë e vogël nga historia e gjatë e luftërave dhe trimërive të shumta të këtij Burri.
Ndaj,për betejat që udhëhoqi dhe heroizmat e treguara gjatë atyre viteve të vështira për kombin dhe atdheun e shqiptarëve, Idriz Seferi bashkë me Isa Buletinin u shndërruan në shembull qëndrese e krenarie për brezat e ardhshëm, kurse luftimet e fuqishme që ata organizuan dhe udhëhoqën me trimëri, të zhvilluara me aq sukses, në përballje me ushtri shumë herë më të mëdha armike, në luftë për çlirim dhe bashkim kombëtar u kthyen në mite dhe legjenda të cilat edhe sot vlerësohen lartë në historinë e kombit tonë.
Kryengritjet e tyre, kundër pushtimit osman, të cilat që nga reformat e Tanzimatit, nuk u ndalën asnjë herë, deri në përzënien përfundimtare të Perandorisë Osmane nga trojet tona, si dhe organizimi i mbrojtjes, për aq sa ishte e mundur nën kushtet e një lufte pothuajse duarthatë kundër shteteve ballkanike, ishin përpjekje titanike të cilat do të çonin në shpalljen historike të Pavarësisë së Shqipërisë etnike më 1912 në Vlorë.
Megjithatë edhe heroi Idriz Seferi, si shumë bashkëluftëtar dhe patriot tjerë të kombit, do të vdiste me "ixhram" në shpirt, ngase përkundër luftës së madhe që ata zhvilluan dhe vuajtjet e rënda që përjetuan, nuk arritën ti bashkonin të gjitha tokat shqiptare dhe bënin Shqipni.
Pjesë nga libri "Krijuesit e Historisë".kosovarimedia

Heroi 'Idriz Seferi 1847 - 1927'  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

default Re: Heroi 'Idriz Seferi 1847 - 1927'

prej Thu 8 Aug 2013 - 0:39
AnGeLiC shkruajti:Heroi 'Idriz Seferi 1847 - 1927'  0_250x369_images_stories_2013_idriz_seferi_sakra

Burë karadaku i lumtë atij piktori që e ka pikturuar kaq mirë me tipare të një burri të karadakut me veshje tipike kombëtare.

FEMIJA RRITET DUKE FJETUR ,POR NESE NJI POPULL FLEN AI VDES. ISMAIL QEMALI

prej Thu 8 Aug 2013 - 0:40

Sponsored content

default Re: Heroi 'Idriz Seferi 1847 - 1927'

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi