Share
Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default Kukësi pranë rekordit historik

prej Wed 7 Aug 2013 - 18:40
Ëndrra për të parë një skuadër shqiptarë që kalon tre raunde radhazi në kupat e Europës mund të bëhet realitet nga Kukësi, që në “Metalurg Stadium” të Donjeckut thjesht duhet të administrojë avantazhin 2-0 të “Qemal Stafën,” për të shkruajtur historinë me gërma rë arta. Ecuria e jashtëzakonshme brenda një periudhë të shkurtër kohore, ku nga debutues dhe surprizë e superiores, Kukësi u shndrrua në realitetin më të bukur të futbollit shqiptar edhe në aventurën europiane, pritet të shpërblehet me kualfikimin në fazën play-off të Europa Ligë, ku shorti mund t’I vërë përballë nënkampiones se Shqipërisë emra sugjestionues si Totenham Hotspur, Dinamo Kiev apo Fiorentina.

Pavarësisht diferencave të ndjeshme në cilësi dhe buxhet, formacioni që drejtohet nga Armando Cungu beson se më një lojë të mirorganizuar në mbrojtje mund t’I bëjë ballë furisë së Metalurgut, që do të kërkojë hakmarrjen për humbjen turpëruese në Tiranë. Trajneri shkodran për fat të keq nuk do të ketë në dispozicion argjentinasin Lukas Malakarne, I cili nuk arriti të riaftësohej në kohë për këtë sfidë. Në një rreshtim mbrojtës 4-2-3-1, vetëm sulmuesi serb Llazar Popovic do të ketë mundësi të kalojë vijën e mesit të fushës. Portieri Halilaj, heroi I kualifikimit me Sarajevon mbetet titullar I padiskutueshëm në portë, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Peqini, Brahja, Mallota dhe Hallaci. Erando Karabeci dhe Igli Allmuca pritet të formojnë murin para mbrojtjes, Progni dhe Hoxha do të mbulojnë krahët e mesfushës, ndërsa Alikaj mund të tentojë në momente të vecanta t’i vijë në ndihmë sulmuesit Popovic. Sytë dhe veshët e tifozëve shqiptarë për të paktën 90 minuta do të jenë të drejtuara nga “Metalurg Stadium”, atu ky Kukësi ka shansin të bëjë krenar një komb të tërë.
burimi:shqip



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





Kukësi pranë rekordit historik 1t7y1w
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 79
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

default Re: Kukësi pranë rekordit historik

prej Wed 7 Aug 2013 - 22:15
forca kuksi


MENYRA ME E MIRE PER TE MOS U ZHGENJYER ESHTE TE MOS PRESESH ASGJE NGA ASKUSH
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi