Share
Shko poshtë
rajmonda
rajmonda
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 25
<b>Postime</b> Postime : 168
<b>Hobi</b> Hobi : muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 03/04/2012

default Si te parandalojme renien e flokeve?

prej Thu 8 Aug 2013 - 10:01
Rënia e flokëve shfaqet shpesh si një burim hidhërimi i përhapur dhe që ndikon si tek burrat ashtu dhe tek gratë. Për parandalimin e saj tashmë mund të përgatisni ilaçe me produktet që mbani në shtëpi. Ja metodat natyrale të ngadalësimit të rënies së flokëve madje metoda që ndikon në daljen e flokëve të rinj sipas lajmit të publikuar në adresën ehow.com:

Uthull molle: uthulla e mollës përdoret për shumë gjëra në shtëpi. Por veçoritë acide që përmban rivënë në lëvizje zhvillimin e flokëve të rinj. Forma më e mirë e përdorimit të uthullës së mollës është shpëlarja. Pas shampos apo kremit të flokëve lagini flokët me uthullën e mollës dhe prisni rreth 15 minuta. Pastaj hapni çezmën dhe shpërlajini mirë. Këtë metodë mund ta praktikoni çdo ditë.

Vajrat natyralë: edhe vajrat natyralë të cilët janë një rrugë e mirë për daljen e flokëve të rinj në të njëjtën kohë përforcojnë rrënjët e flokëve.

Pasi t’i lyeni flokët me vajrat e ullirit, avokados apo bajames duhet ta lyeni pak dhe lëkurën. Pasi të prisni 10-15 minuta derisa të përthithet nga lëkura duhet t’i shpërlani flokët. Kjo metodë mund të praktikohet një ose dy herë në muaj.

Veza: veza përdoret shpesh si zbutës natyral. Por përveç kësaj ajo përforcon dhe zhvillimin e flokëve. Dhe e verdha e vezës është një burim natyral proteinash. Përveç ndikimit në daljen e flokëve të rinj ajo ndihmon dhe në riparimin e flokëve të djegur.

Merrni një vezë dhe thyejeni, pasi ta rrihni hapeni mirë nëpër flokë. Prisni një orë kështu dhe pastaj lajini mirë flokët. Këtë mund ta praktikoni një herë në javë.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Re: Si te parandalojme renien e flokeve?

prej Thu 8 Aug 2013 - 10:55
po une qe jam qeros?


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Si te parandalojme renien e flokeve? 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi