Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Venezuelë, hajdutët sulmojnë femrat, ua vjedhin flokët Empty Venezuelë, hajdutët sulmojnë femrat, ua vjedhin flokët

Fri 9 Aug 2013 - 19:00
Venezuelë, hajdutët sulmojnë femrat, ua vjedhin flokët 397752Një fenomen i veçantë po ndodh në Venezuelë, ku pre e hajdutëve ordinerë janë vajzat me flokë të gjata. Ndryshe nga vendet e tjera ku hajdutët sulmojnë të vjedhin kuletat, varëset e floririt apo çantat e grave, në Venezuelë ata kanë një tjetër objektiv… flokët.

Sipas të përditshmes venezueliane “Informe 21”, në qytetin e Marakaibos, është bërë gjithmonë e më shqetësues fenomeni i ndalimit të vajzave dhe grave nga banda të armatosura me pistoleta apo thika.

Nën kërcënim, ata mjaftohen që t’i presin grave flokët dhe largohen.

Kryesisht, në vëmendjen e keqbërësve, janë femrat me flokët e kapur bisht, të cilat mund të prihen edhe më lehtë.

Në dukje e pakuptimtë, por kjo vjedhje është me të vërtetë fitimprurëse për grabitësit, pasi ata mund të fitojnë deri në 500 dollarë, duke shitur një bisht të gjatë tek kompanitë vendase të flokëve zgjatës artificialë (extension).

Shpesh herë, një shumë e tillë është dukshëm më e lartë se fitimi i nxjerrë nga përvetësimi i një zinxhiri prej floriri apo një i çantave të dorës.

/Shekulli Online/ E.L/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi