Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

Pagjumësia, shkaktarët dhe këshillat për ta rifituar Empty Pagjumësia, shkaktarët dhe këshillat për ta rifituar

Sat 10 Aug 2013 - 12:08
TIRANE- Pagjumësia po prek çdo ditë e më shumë sh qiptarët. Rritja e numrit të personave që vuajnë nga çrregullimet e gjumit vjen si pasojë e stresit, stilit të jetës, por edhe përdorimi i stimulantëve dhe vitaminave. Lumturi Mërkuri, mjeke specialiste e Shëndetit Publik, shpjegon se nëse nuk flemë si duhet ndjejmë lodhje, jemi pa humor, acarohemi shpejt, na dhembin muskujt ose koka etj. Për më tepër, një pagjumësi e vazhdueshme, sipas saj, mund të shkaktojë probleme serioze me shëndetin. “Çrregullimi i gjumit çon në dobësim të sistemit imunitar, ulje drastike të humorit, përqendrimit, sistemi nervor nuk funksionon në rregull, por mund të shkohet deri në humbje të kujtesës. Nëse problemet me gjumin vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëherë do të ketë ndikim edhe në aktivitetin gjatë ditës, shton nervozizmin, por shpesh kthehet edhe në burim aksidentesh”, - sqaron specialistja e ISHP-së, Mërkuri.
Pagjumësia, shkaktarët dhe këshillat për ta rifituar 28a6kr7
SHKAKTARËT & KËSHILLA
Investimi për një gjumë të rehatshëm, sipas specialistëve është shumë i domosdoshëm, pasi jo vetëm për faktin se gjumi të rigjeneron, por edhe sepse një person 1/3 e jetës e kalon në gjumë. Sipas specialistes Mërkuri, shkaktarët për gjumë jo të mirë lidhen me mënyrën e ushqimit, përdorimi i medikamenteve apo vitaminave, dhimbjet e ndryshme, por edhe kafshët shtëpiake, sidomos nëse ato mbahen në dhomën e gjumit. “Shumëkujt nuk i shkon në mendje, por ushqime të ndryshme bëhen shkak për prishjen e gjumit. Ushqimet pikante si salcë domateje, djegëse, pica etj., para gjumit nuk duhet të konsumohen, sepse irritojnë stomakun dhe ju zgjojnë. Po ashtu, disa ushqime si proshutë, salsiçe, sheqer, sallam, spinaq, verë, domate, lakër turshi, patate, patëllxhan, djathë, përmbajnë nivele të larta të aminoacidit tyramine, i cili liron norepinephrine, - një stimulues i trurit që na bën të ndihemi vigjilentë”, - thotë Mërkuri. Ajo këshillon që të mos konsumohet gjë sidomos dy orë para gjumit, ose nëse vendosni për të ngrënë diçka, hani: banane, hurma, fiq, qumësht, arrë, ton, kos, pasi këto produkte kanë tryptophan, një ndihmës natyral i gjumit. Një tjetër armik i gjumit është televizori. “Hiq televizorin nga dhoma e gjumit. Mos shiko asgjë dramatike/ shqetësuese në televizor para gjumit. Shumë njerëz përdorin televizionin për të rënë në gjumë dhe ky është një gabim”, - thotë ajo. Ndërkohë që, këshilla të tjera që ajo sugjeron për të fjetur sa më rehat janë: ushtrimet fizike gjatë ditës, leximi i një libri apo një shëtitjeje në darkë, kujdesi në mënyrën e ushqimit në darkë, dush me ujë të vakët para se të shtrihemi për të fjetur. “Për një gjumë të mirë duhet padyshim edhe një dyshek i rehatshëm. Avancimi i teknologjisë e mundëson një gjë të tillë, ndaj ju këshilloj që të blini një dyshek të mirë, pasi shpenzoni 1/3 e jetës suaj në shtrat, kështu që ia vlen të investosh për të”, - apelon specialistja Lumturi Mërkuri.

KËSHILLA PËR NJË GJUMË TË REHATSHËM
Redukto stresin, që është pothuaj arsyeja kryesore për prishjen e gjumit
Përpiquni të bëni gjëra të gëzueshme para gjumit. Provoni të lexoni një libër të mirë ose duke shëtitur
Bëni një dush të ngrohtë relaksuese para gjumit
Mundohuni të dëgjoni muzikë që është relaksuese për ju
Mos shiko asgjë dramatike/shqetësues në TV para gjumit.
Hiq TV nga dhoma e gjumit. Shumë njerëz përdorin televizionin për të rënë në gjumë dhe ky është një gabim
Fli në heshtje të plotë
Mbani të rregullt dhomën e gjumit
Sigurohuni që jeni duke fjetur me veshje të rehatshme
Mbani dhomën tuaj të freskët
Bëni dhomën tuaj të errët-te disa njerëz, drita e natës pengon krijimin e melatoninës
Sigurohu të keni një dyshek të rehatshëm, të përshtatur për trupin tuaj
Përdorni një jastëk që mban mirë kokën dhe qafën që të ndjeheni rehat
Flini në çarçafë të pambuktë
Përdorni sasinë e mbulimit që është e rehatshme për ju.
Zbuloni se cili pozicion është më i mirë për ju dhe filloni gjumin nga ai pozicion
Shkoni në shtrat të njëjtën kohë çdo natë
Përpiquni të çoheni në të njëjtën kohë në mëngjes, përfshi dhe ditët e pushimit
Asnjëherë mos qëndro në shtrat, kur nuk je i përgjumur, shko vetëm kur je i përgjumur
Flini aq sa të keni nevojë-nëse keni nevojë për më pak, fli më pak dhe anasjelltas
Çohuni nga krevati nëse nuk ju zë gjumi
Nëse është e mundur, mos dremisni gjatë ditës
Për ata që gërhijnë-Përpiquni të flini anash, kjo në përgjithësi zvogëlon gërhitjen, duke çuar në një gjumë të mirë
Të bësh ushtrime fizike përditë, lehtëson stresin dhe të çlodhin
Kontrolloni me mjekun lidhur me efektet anësore të ilaçeve që përdorni
Mundohuni të mos pini alkool së paku 2 orë para se të shkoni në shtrat
Shmangni stimulantët- kafe, alkol, cigare.
Shmangni pijet energjike e pije të tjera se janë të larta në kafeinë e aminoacid taurine, që nxit vigjilencën e adrenalinën
Pakësoni sasinë e lëngjeve që konsumoni para gjumit (2orë )
Shmangni konsumimin e shumët të kripës në mbrëmje
Çrregullimet e tretjes janë një burim i zakonshëm i problemeve të gjumit, por shumë njerëz nuk e bëjnë lidhjen. Mos hani gjëra pikante si salcë
domate, djegëse, pica, etj, para gjumit sepse irritojnë stomakun dhe ju zgjuajnë
Shmangni ngrënien e ushqimit të paktën 2 orë para gjumit. Nëse vendosni për të ngrënë diçka, hani: banane, hurma, fiq, qumësht, arrë, ton, kos. Këto kanë tryptophan, një ndihmës natyrale i gjumit.
BalkanWeb
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi