Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shqipëria në sy të turistëve: “Vend magjepsës, me armë dhe me mercedes” Empty Shqipëria në sy të turistëve: “Vend magjepsës, me armë dhe me mercedes”

Mon 12 Aug 2013 - 14:30
Si do të duket Shqipëria në sytë e turistëve të huaj. Këtë e ka treguar më së miri një turist polak, i cili i ka kushtuar një reportazh vendit tonë.

Krzysztof Majak pasi e ka vizituar Shqipërinë, i ka dedikuar një reportazh të cilin e ka publikuar në websit-in polak “natemat.pl”. Krzysztof Majak e quan Shqipërinë si “një vend magjepsës, me armë dhe me mercedes”.

Ai ndalet tek bukuritë natyrore që të ofron Shqipëria, plazhet e bukura dhe mundësi pushime me çmime të favorshme. Krzysztof Majak krahason këto peizazhe dhe shërbime edhe me rastin e Kroacisë.

Por ai ndalet edhe tek problemet me të cilat përballesh kur viziton Shqipërinë, mbeturina nëpër rrugë, ndotje në ambiente të ndryshme, qarkullim jo korrekt i makinave etj.

E megjithatë, sipas Krzysztof Majak “të vizitosh Shqipërinë, është një emocion i veçantë, pasi surprizat mund t’i hasësh kudo”.

Ja reportazhi i plotë i Krzysztof Majak në websit-in polak “natemat.pl”:

Shqipëria magjepsëse, këtu shumica e njerëzve kanë një armë dhe një mercedes. Por a ia vlen të paguajmë shumë për pushime në Kroaci.

Ka pabe në bunkerë të vjetër, disa tonë mbeturina të hedhura në rrugë por edhe makina të bukura, të gjitha këto mund të gjenden në Shqipëri. Shumica e familjeve kanë armëve zjarri në shtëpitë e tyre, por vendi është shumë i hapur për turistët. Këto karakteristika krijojnë emocion. Plazhet janë të bukura si në Kroaci dhe janë me çmime shumë të ulëta.

Polakët e duan Ballkanin, i cili nga disa quhet si Amerika Latine e Europës, por më së shumti njihet Kroacia. Por në qoftë se dikush dëshiron të njohë me të vërtetë këtë pjesë të Europës, duhet të lëvizë më tej.

"Lëvizja me makina Mercedes" - është një nga karakteristika që të bie më shpesh në sy në Shqipëri. Në përpjekjet e tyre, shoqëruesi u përpoq të na tregonte se vendi ka shumë më tepër për të na treguar, sesa vetëm kjo pamje makinash. Por makina mercedes, janë të kudogjendura, qoftë të tipit të vjetër apo të reja, këto janë elementi më karakteristik i asaj që të kap syri në Shqipëri.

Por të qenit e magjishme apo me makina luksoze që lëvizin në rrugë nuk është e gjitha. Shumë njerëz në këtë vend jetojnë në kushte të vështira, mbeturinat janë kudo dhe kanë fatura të papaguara. Të paturit të një makine apo të qenit i armatosur nuk është përcaktim i mirëqenies shqiptare. Por ama një diversitet të tillë makinash, të tipave më të reja, është e vështirë të gjenden edhe në Gjermani.

Këto lloj makinash që bien në sy menjëherë sapo kalon rrugëve të Shqipërisë, të cilat janë të majës së industrisë së automobilave, por të hedhur një hije mbi peizazhin e jashtëzakonshëm që ofron ky vend. Sytë largohen menjëherë nga malet e larta, kur sapo sheh stacione gazi herë pas here. Ka kaq shumë, sa vështirë se mund të imagjinohet sesi funksionon secili prej tyre. Në mënyrë të ngjashme ndodh edhe me lavazhet e makinave, e disa prej tyre të vendosura në oborret e shtëpive, buzë rrugës. Stacionet e furnizimit me karburant në Europë, janë të shënuara me simbole Visa, Mastercard etj.; por në Shqipëri mund të habitesh pasi ndodh që pika e karburantit nuk është e pajisur edhe me një terminal.

Por kjo nuk është e vetmja e papritur. Në Shqipëri lëvizja me makinë njeh një tjetër kod qarkullimi. Në njërin nga rrethrrotullimet më të mëdha në Tiranë, shoferët kalojnë pa rregull. Secili zgjedh rrugën më të shkurtër. E kjo nuk ndodh vetëm në rrethrrotullime, por edhe në rrugë të tjerë, kur ndodh edhe që makinat të kalojnë në drejtim të kundërt, edhe kur nuk është e lejuar.

Të ecësh rrugëve të Shqipërisë nuk mërzitesh, pasi ka kaq shumë surpriza që mund të ndjekësh. Po kështu mund të shohësh më kuriozitet ‘fantazinë” e drejtuesve të automjeteve për të ndaluar makinën kudo, edhe aty ku nuk lejohet. Madje sheh edhe kafshë shtëpiake, që nxjerrin kokën nga xhami i makinës. Këto ndodhin edhe në “autostradë” edhe pse ato nuk i ngjajnë atyre rrugëve që ne i quajmë të tilla. Kështu ecet më shpejtësi, 80 e 60 km/h, edhe aty ku lejohet të ecet me 20 km/h.

Para nisjes për në Shqipëri duhet të pajiseni me monedhën vendase. Nëse ne nuk bën këtë mund të ngelesh në një dyqan apo para një shërbimi të caktuar i cili s’të konverton dot lekët e tua, ose t’i konverton ato më pak sesa tregu i këmbimit valutor. Po kështu e ke të vështirë të përcaktosh se cilat janë faturat reale dhe cilat jo.

Nëse jeni pajisur me kartëmonedhën vendase atëherë mund të shkoni të qetë të drekoni apo të darkoni. Prania e armëve nuk duhet të befasojë askënd. Është vlerësuar se 10 % e banorëve në vend kanë një armë, madje ka të tjerë që zotërojnë edhe më shumë. Më së shumti janë armë të tipit kallashnikov. Në qytete të mëdha dhe vendpushime, ka gjasa të shohësh njerëz të armatosur.

Por restorantet shqiptare të bëjnë të ndihesh i veçantë. Kamerierët nuk janë gjithmonë profesionistë, por kjo tregon se ata përpiqen të punojnë. Shpesh ata pyesin se nëse është gjithçka në rregull apo jo, dhe racionet janë të mëdha. Vetë restoranti ofron ‘dhurata nga bari” ndonjë tabaka me fruta. Në shumë vende që ju mund të paguani edhe në euro. Në këto restorante gjen ushqim italian dhe turk. Por nganjëherë ushqimet që tregon fotoja në menu, janë të ndryshme nga ato që vijnë në tavolinë. E megjithatë shqetësuese mbetet pirja e duhanit edhe në ambiente të brendshme.

Në kontrast me kroatët, shqiptarët nuk pëlqejnë kampet e pushimit. Një pjesë e plazheve janë ende të paprekura. Por a ia vlen të shkosh për pushime në Shqipëri, Kroaci, dhe në Mali të Zi? Disa europianë që vizitojnë Shqipërinë në fillim ndihen në ankth, por më pas ndihen më së miri. Edhe pse vendi është kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kultura e tij është kryesisht e ndryshme nga ajo që gjejmë në Kroaci.

Në rrugët e vendpushimet shqiptare nuk është vështirë të gjesh mbeturina, plehra që digjen. Po kështu sheh edhe fëmijë duke lypur. Disa mendojnë se stabilizimi i Shqipërisë, dhe arritja e saj në nivelet që lejon hyrjen në BE, kërkon edhe disa vite. Prandaj ky është një shans për të vizituar këtë pjesë ende të panjohur mirë të Europës.

/Shekulli Online/ E.L/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shqipëria në sy të turistëve: “Vend magjepsës, me armë dhe me mercedes” Empty Re: Shqipëria në sy të turistëve: “Vend magjepsës, me armë dhe me mercedes”

Mon 12 Aug 2013 - 18:33
S'mbahemi, ndaj s'kemi semafora!... grrrr 

Po cfare te thuash mo cfare te thuash, cdo dite nga nje merzitje degjojme!...

Ne menyren matematikore, me shpejte do te dinim se sa shume e duam njeri-tjetrin...
Ne menyren letrare, me shpejte do te njihnim se sa shume e njohim njeri-tjetrin...
Ne menyren fizike, me shpejte do te shihnim se sa shume e shohim njeri-tjetrin...

Ne menyren kulturore, me shpejte do te dinim te donim te njihnim e te njohim duke e pare sy me sy te miren e njeri-tjetrit...


Per cilen Shqiperi flasin turistat?!
Per Shqiperine e copetuar?!

Po shqiptaret, per cilen Shqiperi flasin?!
Per Shqiperine e mergimit?!



Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Shqipëria në sy të turistëve: “Vend magjepsës, me armë dhe me mercedes” Empty Re: Shqipëria në sy të turistëve: “Vend magjepsës, me armë dhe me mercedes”

Mon 12 Aug 2013 - 20:54
ec albania se sthot gje njeri hahaha
Sponsored content

Shqipëria në sy të turistëve: “Vend magjepsës, me armë dhe me mercedes” Empty Re: Shqipëria në sy të turistëve: “Vend magjepsës, me armë dhe me mercedes”

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi