Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Tekstet shkollore masakër mbi mendjet e fëmijëve

prej Mon 12 Aug 2013 - 22:05
Tekstet shkollore masakër mbi mendjet e fëmijëve Yzeiri-150x150
Nga Ilir Yzeiri

Marrëzitë e teksteve shkollore të të gjitha cikleve në Shqipëri janë bërë edhe objekt i vëzhgimit në media.
Të gjithë e kujtojnë abetaren e famshme që diktoi i pari Klosi i ndjerë, në të cilën ishin përzier gafa e budallallëqe nga më të paparat.
Po ashtu të gjithëve u kujtohet se në një tekst të klasave të ciklit të ulët, pyetjes se cilat janë gratë më të fmashme në Shqipëri, autori i tekstit i përgjigjej: Nënë Tereza dhe Jozefina Topalli, apo një tekst tjetër i klasës së VII të ciklit nëntëvjeçar që kishte përfshirë një tregim, marrë nga një revistë e një fondacioni të dyshimtë në Shqipëri, ku një anglez vinte e takonte një vajzë jetime nëntë vjeçe dhe e merrte për shëtitje në Liqenin e Shkodrës më anije dhe i jepte edhe një drekë me peshk, pastaj e sillte përsëri në konvikt.
Këto marrëzi janë vetëm maja e ajsbergut të mediokritetit e të mungesës tërësore të aftësisë së atyre që hartojnë, botojnë e shpërndajnë tekste mësimore në sistemin arsimor shqiptar në të gjitha nivelet.
Për fat të keq kjo sipërmarrje gjigande e shoqërisë shqiptare u është lënë në dorë matrapazëve të arsimit që kanë vite e vite që prodhojnë tekste pa asnjë vlerë dhe që kanë shkatërruar jo vetëm shijet e fëmijëve, por kanë deformuar në mënyrë të pakthyeshme mendjet e tyre dhe formimin në përgjithësi.
Çfarë ka ndodhur konkretisht? Nëse hap faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit e Shkencës, në rubrikën Në varësi do të gjesh edhe Institutin e Kurikulës. Po të klikosh aty do të gjesh edhe tekstin e famshëm Korniza kurikulare e arsimit parauniversitar.
Pra në vend të fjalës program apo përmbajtje, gjendet fjala Kurikul. Por, nëse ti ke durim apo nerva që ta lexosh këtë tekst, do të ndeshësh mbi njëqind herë këtë fjalë të tmerrshme.
Ai që lexon këtë tekst për kornizën kurikulare në Shqipëri, nuk merr vesh as edhe një fjalë se çfarë ndodh në arsmin shqiptar.
Pse? Sepse gjithçka që thuhet aty rrëfehet në formën e zgjerimit rrjedhës.
Pra, ashtu si në tekstet e kohës së pedagogjisë komuniste, nëse do të përdorej kjo kurikulë, nxënësit shqiptarë do të ishin në gjendje të bënin të gjitha punët e mundshme mbi tokë.
Ja një frazë tipike e burokracisë që ka mbytur arsimin shqiptar në gjithë këta vjet: Sistemi ynë arsimor duhet të nxisë edhe në arsimin e përgjithshëm zhvillimin e moduleve profesionale, që synojnë të pajisin nxënësit me grupe aftësish profesionale, për tu hapur atyre dyert e botës e të tregut të punës. Sistemi ynë arsimor ka detyrë të zhvillojë aftësi dhe shprehi bazë të larmishme e të qëndrueshme, të cilat lehtësojnë përshtatjen e të rinjve me kërkesat në ndryshim të profesioneve të fushave të veprimtarisë shoqërore.
Me fraza të tilla standarde, që nuk thonë asgjë, është i mbushur gjithë ky tekst, i cili arrin kulmin e mediokritetti dhe të amatorizmit në një pikë tjetër, përkatësisht atje ku thuhet se pikë e rëndësishme për arsimin tonë parauniversitar janë edhe kompetencat themelore europiane.
Unë vetë nuk e kuptoj se çfarë do të thotë kompetencat themelore europiane.
Kërkoj në internet dhe gjej një tekst të thjeshtë për sistemin arsimor në Francë dhe aty marr vesh se hartuesit e kësaj kornize (në Francë gjithmonë) kanë zgjedhur dy terma për të paraqitur tërësinë e dijeve që do tu japin nxënësve, fjalët socle dhe competence.
Socle do të thotë piedestal, bazë e një statuje dhe kompetencë do të thotë aftësi. Pra, në kuptimin e tyre, formimi i fëmijës është si ndërtimi i nja statuje që mbështetet mbi një piedestal të përbashkët që ka shtatë aftësi të mëdha.
Këto shtatë aftësi të mëdha janë përcaktuar nga një organizëm i posaçëm në Këshillin e Europës dhe duhet të jenë të njëjta përafërsiht për të gjitha vendet europiane.
Mirëpo, te ne jo vetëm që janë përkthyer keq, por është shtuar edhe një e është hequr një tjetër.
E para është zotërimi i gjuhës shqipe ose frënge. Zotërinjtë tanë e kanë bërë komunikimi në gjuhën amtare.
Ata nuk e dinë se është tjetër gjë të mësosh një gjuhë dhe tjetër gjë të komunikosh në atë gjuhë. Aftësia e parë që duhet të fitojë nxënësi shqiptar duhet të jetë zotërimi i gjuhës shqipe. Në shqip komunikon edhe një shqiptar që nuk ka bërë asnjë ditë shkollë, madje mund të komunikojë shumw mirë. Por mediokrit tanë, të paaftët që kanë masakruar arsmin në këta tetë vjet e përdorin shenjën komunikim pa e ditur se çfarë shenjon ajo shenjë.
Ky ngatërrim fatal ka orientuar pastaj programet dhe tekstet. Pra të shmangësh një nga kriteret bazë mbi të cilin ngrihet munumenti i dijes, do të thotë ta shkatërrosh atë që në fillim. Fjala komunikim përdoret edhe në kriterin e dytë kur thuhet se nxënësi duhet të komunikojë në një gjuhë të huaj.
Në tekstin frëng thuhet të zotërojë një gjuhë të huaj të gjallë. Në tekstin frëng, në pikën 5 përmendet si kriter kultura humaniste.
Në tekstin shqip fjala kompetencë përdoret në të gjashtë kriteret e mëpasme dhe kultura humaniste është hequr ose zëvendësuar me kompetencat shoqërore dhe qytetare.
Vetëm tani unë e kuptoj pse nga shkollat shqiptare është hequr filozofia dhe letërsia dhe në vend të tyre nxënësit e gjimnazeve mësojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe telenovelat.
Ky skandal në përdorimin pa e ditur fare të termit kompetencë, jo vetëm që ka deformuar gjithë përmbajtjen e programeve por ka orientuar dhe përgatitjen e teksteve mizerabël.
Ja si janë dhënë në shqip të plota kriteret europiane mbi të cilat duhet të mbshëtetet formimi i nxënësit shqiptar:
Pikë e rëndësishme referimi për arsimin tonë parauniversitar janë edhe kompetencat themelore europiane:
a) komunikimi në gjuhën amtare; b) komunikimi në gjuhë të huaja; c) kompetenca matematikore dhe kompetencat bazë në shkencat dhe teknologjinë; ç) kompetenca digjitale; d) kompetenca për të nxënë gjatë gjithë jetës; dh) kompetencat shoqërore dhe qytetare; e) kompetenca e iniciativës dhe sipërmarrjes; ë) kompetenca e formimit kulturor dhe e shprehjes.
Dhe ja si janë dhënë në tekstin frëng:
1. la maîtrise de la langue française ; 2. la pratique dune langue vivante étrangère; 3.les principaux éléments de mathématiques et la culture scientifique et technologique ; 4. la maîtrise des techniques usuelles de linformation et de la communication ; 5. la culture humaniste;6.les compétences sociales et civiques ; 7. lautonomie et linitiative. (Përkthimi : 1. zotërimi i gjuhës frënge; 2. praktikimi i një gjuhe të huaj të gjallë; 3. elemnetet kryesore të matematikës dhe të kulturës shkencore e teknologjike ;lajme.shqiperia


Tekstet shkollore masakër mbi mendjet e fëmijëve Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi