Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Aromat e fuqishme që “çmendin” meshkujt Empty Aromat e fuqishme që “çmendin” meshkujt

Fri 16 Aug 2013 - 21:00
Aromat e fuqishme që “çmendin” meshkujt Sexy-woman-applying-perfumeDisa aroma janë armë shumë e fuqishme për joshje, që automatikisht bën që meshkujt të kenë dëshirë të marrin partneren dhe ta dërgojnë në krevat pa u menduar shumë.

Pavarësisht nga fakti se shijet janë të ndryshme, ekzistojnë pesë aroma që janë më të fuqishme se të tjerat, dhe cilën do nga këto 5 aroma që ju i zgjidhni, nuk do të pendoheni.

Kokosi

Meshkujt reagojnë pozitivisht në aromën e kokosit. Ata i adhurojnë shamponat dhe kremërat e kokosit që i përdorin të dashurat e tyre. Me këtë aromë mund ta nxehni partnerin me një puthje ku paraprakisht keni pirë ndonjë gjë me shije kokosi. Kjo puthje mund të jetë freskuese dhe e përshtatshme për këto ditët e nxehta verore. Përveç kësaj kokosi kujton verën, pushimin, relaksimin.

Agrumet

Aroma freskuese e agrumeve si portokalli ose limoni është delikate, por edhe stimuluese. Meshkujt i duan ato, sepse aroma e agrumeve është si diçka e pafajshme dhe e freskët. Gjithashtu imponon një frymë të freskët, aromë të pastër e të lehtë. Natyrisht, se agrumet na pëlqejnë më shumë në sezonin e verës. Portokalli është një aromë. Nuk është çudi që Agrumet, meshkujt i zgjojë dhe i inkurajojnë ata që të përqendrohen.

Vanilja

Kjo aromë e ëmbël femërore pëlqehet pothuajse nga çdo mashkull. Kjo i kujton ata në ëmbëlsirë të cilat do ti hanin me shumë dëshirë, dhe me shumë vështirësi do te mund ti shmangen ndonjë femre e cila ka përdor aromë vanilje.

Çokollata

Çokollata është aroma e ëmbël të cilës askush nuk mund ti rezistoj. Ajo është e nxehtë, e lëngshme ëmbël, që dëshironi ta hani, ta lëpini dhe të luani me të. Femra dhe çokollata përfundimisht janë një kombinim bombastik në shtrat.

Mollët

Aroma freskuese e mollës është shumë sensuale. Vetëm paramendimi i një femre duke kafshuar mollën me dhëmbë mund të jetë shumë ngacmuese për meshkujt. Mollët kanë aromë të mirë, të freskët dhe të pastër. Aroma natyrale e femrës Shumë meshkuj e adhurojnë aromën natyrale të femrës, dhe ajo i çmend fare. Kur ju përqafon dhe ju merr erë pas qafës, ajo aroma e ngrohtë femërore e çmend totalisht. Derisa ju thotë se, i pëlqen aroma juaj natyrale, atëherë nuk keni nevojë për parfume. /InfoGlobi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi