Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default “Nuk e kam për gjë të të vras edhe ty”

prej Sun 18 Aug 2013 - 15:01
“Nuk e kam për gjë të të vras edhe ty” Karikatura%2018%20gushtTelnis Skuqi/Gazetar

-Isha në detyrë. Vetë i katërt. Ora ishte 08:00 e mëngjesit. Një godinë dykatëshe në qendër të qytetit, atë ditë do të ndryshonte pronësinë, falë një vendimi të formës së prerë të Gjykatës Kushtetuese. Për 16 vite objekti administrohej nga Kisha Ortodokse. Plot 15 herë Zyra e Përmbarimit kishte tentuar të zbatonte në terren vendimit e gjyqësorit, por kishin dështuar. Personalisht nuk dua t’ia di se kush ka të drejtë, Kisha Ortodokse apo Bashkia e Përmetit. Është çështje e tyre. Unë jam gazetar dhe fotoreporter, nuk më lejohet të komentoj vendimet e gjyqësorit të vendit tim. Personalisht i respektoj, qoftë i mirë apo i keq. Sapo nisa punën, pasi “shtegtova” për 90 minuta nga Gjirokastra në Përmet, dy policë privat, njëri civil dhe tjetri ushtarak, ushtruan dhunë fizike mbi trupin tim.

Dy grushte, njëri në kokë dhe tjetri në nofull, ishin të mjaftueshëm për të më paralizuar. Nuk i besoja syve. Na lajmëruan vetë dhe përfundova si “çjapi tek kasapi”. Ata më “therën”. Më kërcënuan familjen në qoftë se denoncoj në media, madje polici që më grushtoi më tregoi vdekjen. “Unë i kam bërë 5 vjet burg për vrasje. Nuk e kam për gjë të të vras edhe ty”, tha polici trupmadh. Ngela pa fjalë për “mikpritjen”. Ishte për t’u marrë shembull. U dhunova vetëm se isha gazetar dhe fotoreporter. Një orë më pas, kolegu im përmetar Arjan Xhani, i "Top Channel", pësoi të njëjtin fat. Në një situatë krejtësisht të qetë, ai u dhunua keqas nga dy civilë. Disa “breshëri” grushtesh fluturuan në fytyrën e tij. Kamera e tij u zhduk si me magji dhe pas disa 20 minutash ia dorëzuan të zotit me objektiv të copëtuar. Dreq, thashë me vete, kaq të padëshirueshëm jemi, sa kudo ku shkojmë na “del dajaku” pa të keq?! Nuk e doja më veten. Konkartën e gazetarit kot e mbaj në xhep.

Nuk pi ujë. Ata nuk pyesin fare, janë gati të të copëtojnë. Fatmirësisht disa pamje filmike prej 55 sekonda (https://youtu.be/vgZtLZ2j2F8) janë të mjaftueshme për të denoncuar dhunën, jo ndaj meje, por ndaj medias. Vitet e fundit është bërë modë që gazetarët e terrenit dalin të gjakosur gjatë raportimit. Mediat qendrore heshtën. Për ta nuk kanë rëndësi jetët tona. Ata duan vetëm pamjet filmike apo fotografi nga vendngjarja, mundësisht t’i dërgosh me shpejtësinë e dritës. Ky denoncim nuk është personal. Unë jam mësuar me të tilla ngjarje, jo se kam lëkurë “derri” apo gjak të tepërt, por sepse unë e dua marrëzisht këtë profesion, si shumë të tjerë. E kam nisur këtë profesion qysh 14 vite më parë, kur shteti nuk dinte ku kishte kokën. Dhuna atëherë ishte “lehtë”. Vitet e fundit është bërë masive, madje gazetarët e terrenit qëllohen në ditë të diellit. Nuk e kuptoj se si është e mundur që dy gazetarë dhunohen pa të keq në një vendngjarje, në të njëjtën kohë dhe askush nuk reagon?! Mjaft! Personalisht kam vendosur të mos hesht më! Është turp që në vitin 2013 gazetarët të dhunohen vetëm sa janë të tillë.shekulli


“Nuk e kam për gjë të të vras edhe ty” Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi