Kanceri Shërohet Me Thumbime Bletësh, Por Kujdes …
Sun 18 Aug 2013 - 21:58
Miliona njerëz në vit, vdesin nga sëmundja e kancerit. Në shumicën e rasteve shërimi është i pamundur. Por në Kinë pretendojnë “helmi magjik” që vjen nga pickimi i bletës, mund ta bëjë këtë që shkenca mjekësore e ka ende të pamundur.Praktika e shërimit të sëmundjeve të ndryshme përmes pickimit të bletëve, nuk është e panjohur as për Kosovën. Këtë mjekësi tradicionale e aplikojnë edhe tek ne, por duhet pasur kujdes, sepse pickimi i bletës shumë lehtë mund ketë edhe pasoja fatale, për personat që janë alergjik. Një rast i tillë ka ndodhur rreth një viti më parë, kur një person kishte shkuar te një mjek tradicional për të trajtuar sëmundjen e reumës, me anë të pickimit të bletës.Ky trajtim në Kinë përdoret me qindra vjet, por tek para pesë vjetësh është pranuar si mjet mjekësor tradicional. Shumica e njerëzve kur shohin bletën bëjnë gjithçka që t’i shmangen thumbimit të saj, por jo edhe pacientët në një klinikë për akupunkturë në Pekin që përdor thumbimet e bletëve si ilaç kundër sëmundjes vdekjeprurëse. “Nga viti i kaluar deri sot ndihem shumë më i fuqishëm”, i tha AFP-së një pacient. Kur u diagnostikua me kancerin e mushkërive dhe të trurit, mjekët i dhanë pak më shumë se 1 vit jetë. Tani ai beson se e ka dyfishuar këtë kohë dhe këtë e arriti falë thumbimeve të bletëve.
“I trajtojmë pacientët me sëmundje të ndryshme, nga artriti deri te kanceri dhe të gjithë me rezultate pozitive”, thotë Uang Menglin, i cili punon me akupunkturën me bletë. Uangu thotë se terapia është më efikase sesa akupunktura tradicionale, sepse thumbimi i bletës e përmirëson qarkullimin e gjakut dhe njëkohësisht në trup fut vitamina.bota24

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|