Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Grekëve u dhamë grurë në 1967-n, ata na kërcënojnë me ligjin e luftës Empty Grekëve u dhamë grurë në 1967-n, ata na kërcënojnë me ligjin e luftës

Thu 22 Aug 2013 - 19:41
  • Historiani Apostol Kotani flet në bazë të dokumenteve: Ja historia 200 vjeçare me fqinjët e Jugut. Si u vra mësuesja e shkollës së Leskovikut kur refuzoi të qëndiste flamurin grek

Grekëve u dhamë grurë në 1967-n, ata na kërcënojnë me ligjin e luftës Apostol%20Kotani-historian%201
Leonard Veizi



- Dr. Apostol Kotani, flet për marrëdhëniet e ndërlikuara shqiptaro-greke të 200 vitet e fundit. Ai thotë se shqiptarët paraqesin një fakt interesant e të veçantë, të një kombësie që ka mbetur e pastër dhe e pa prekur, gjatë shekujve, me gjithë pushtimet që kanë pësuar nga romakët, bizantët, normandët, turqit serbët, italianët etj... Edhe lordi anglez, Fitzmaurice, me 22 korrik po të vitit 1880 ndër të tjera ka shkruar: “Vihet në dukje dhe nga hartat gjeografike të kohës, si ajo e Kieperit, megjithëse përkrahës i elementit sllav dhe i hartës së Starsfortit, sipas të cilave pjesa më e madhe e Kosopolsjes, e Metohisë, por edhe deri në vijën e Bistricës e të Drinit dhe rrethi i Lumës me Pejën dhe Prizrenin, shënohen si troje shqiptare e jo sllave. Apostol Kotani shton se dhe Z.M.Hanh prirej nga mendimi se, banorët origjinalë të këtyre trevave kanë qenë shqiptarët, që u përzunë që andej nga serbët."Këto të vërteta i kanë pohuar edhe historianë e gjeografë grekë”.

Si qëndron e vërteta mbi termin “Vorio-Epir”?

Termi Epir ose Eperios, do të thotë sterë, tokë kontinentale, pra një shprehje gjeografike, me të cilën banorët e ishujve grekë të detit Jon, duke u nisur nga pozita e tyre ishullore, i kanë quajtur krahinat përballë tyre, d.m.th ato e banuara nga ilirët. Më vonë ky term u përhap dhe në krahinat e brendshme e pastaj u përmblodh në njësitë e ndryshme administrative, principatat, që u krijuan në Epir. Vetë Tuqidhidhi, një historian i lashtë grek i ka quajtur banorët e Epirit "Barbarë”, shprehje kjo, me të cilën grekët e vjetër quanin të gjitha ato popullsi që nuk ishin greke "Tuqidhidhi, shënon si kufij veriorë Aharnanine. Pra ai i lë jashtë territorit grek krahinat e Epirit. Studimet dhe zbulimet arkeologjike në këto zona, përfshi edhe fushën e Dropullit, kanë zbuluar me shumicë emra njerëzish, fisesh dhe pika gjeografike me prejardhje ilire. Gjuha dhe kultura greke në brigjet e Ilirisë u përhap në gjysmën e dytë të shekullit VIII kur filloi ngritja e kolonive tregtare greke.

Kur lindi oreksi i grekëve për Vorio Epirin!?

Më të shfrenuar për idenë e Greqisë së Madhe “Megali-Idhesë” u treguan pas luftës Ruso-Turke të vitit 1877, duke pasur edhe mbështetjen e Rusisë, me të cilën kishin lidhje krushqie, mbreti Jorgo i Greqisë kish marrë për grua bijën e Car Aleksandrit. Kur fitoi Revolucioni Grek i 1820, ku një rol të madh luajtën një numër udhëheqësish shqiptarë, si: Marko e Kiço Boçari, Noti Boçari, Foto e Kiço Xhavella, Karaiskaqi, Anastas Gjirokastriti, Bubulina, Kollokotroni, Haxhi Mihal Dajlani, hero i Luftës së Kretës etj., qeveria greke i vuri si kusht Turqisë, për të njohur sundimin e saj mbi Shqipërinë, që ta lejonte të hapte shkolla greke e të ndërtonte kisha greke, për t’i përdorur në të ardhmen si “argument” për të paraqitur popullsinë e këtyre zonave si popullsi greke, sikurse ndodhi në të vërtetë. Kjo do të ngrinte krye në fillim të shekullit 20, para dhe pas Shpalljes së Pavarësisë kombëtare, kur Turqia ishte në falimentim e sipër, dhe kur fanarjotët ju kundërvunë deri edhe më terror vendimeve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për lëvrimin dhe përhapjen e gjuhës e letërsisë shqipe në shkolla dhe në kisha dhe për themelimin e Kishës Kombëtare Shqiptare. Pre e këtij terrori u bënë Papa Kristo Negovani, Vasil Ballamaci, Petro Nini Luarasi, Atë Stath Melani etj.

Cilat ishin masat që ndërmorën këto qarqe?

Kur fuqitë e mëdha njohën kufijtë e shtetit shqiptar, megjithëse të cunguar, pa Kosovën, Çamërinë e vise të tjera, si në Veri-Lindje edhe në Jug, brenda territorit grek, qarqet shoviniste greke të pakënaqura nga këto vendime, shpejtuan të vinin në veprim planet e tyre aneksioniste ndaj trojeve shqiptare. Dërguan me ngut nga Greqia qindra mësues dhe ushtarakë të veshur civilë, madje edhe gra për t’u mësuar vendasve gjuhën greke dhe për të bindur me hir a me pahir të shpreheshin për bashkimin me Greqinë. Ngritën tavolina me ungjillin mbi të për të betuar shqiptarët. Ata vranë mësuesen e shkollës fillore të Leskovikut vetëm pse refuzoi të qëndiste flamurin grek. Arrestuan shumë fshatarë nga Leskoviku, Përmeti, Kolonja dhe krahina të tjera dhe i shpunë në burgjet e Janinës dhe të Gjirit, ku u bënë presion për t’i detyruar të pohonin kombësinë greke e se donin bashkim me Greqinë. Dhe pas gjithë këtyre veprimeve agresive të paprecedentë, dërguan qindra e mijëra ushtarë me uniformë dhe civilë, për të organizuar të ashtuquajturën "Kryengritje Vorio-Epirote për të kërkuar bashkim me Greqinë." Dhe kur popullsia vendase, i kundërshtoi e rrëmbeu armët për të mbrojtur nderin, dinjitetin, gjuhën dhe paprekshmërinë territoriale, grekët ju sulën fshatrave të Kolonjës, Leskovikut, Përmetit, Tepelenës, Kurveleshit, Skraparit etj., me zjarr, hekur e terror të pashembullt.

Sa masakra u bënë në këtë kohë?

Ata dogjën dhe masakruan jo pak, por 300 fshatra, përfshi edhe qytetin e Leskovikut me 2200 ndërtesa dhe qindra njerëz, burra, gra, fëmijë e pleq u masakruan, sidomos në Panarit, Hormove, Kuqar etj.. Dhjetëra gra, madje edhe shtatzëna, edhe vajza e plaka u përdhunuan dhe pastaj u masakruan. Për të gjitha këto një tablo rrëqethëse do të gjeni në Librin e Papa Kosta Tomorit nga Leusa e Përmetit me titull "Barbaritë Greke në Shqipëri", botuar më 1917 në SHBA, si dhe librin studimor "Qëndresa Popullore përballë Agresorëve Grekë" 1912-1916 si dhe në shtypin e kohës: “Përlindja e Shypnisë”, “Dielli”, “Iliria” etj. Më 14 shkurt 1914 agresorët grekë hynë në Korçë dhe filluan reprezaljet kundër patriotëve. Kështu vranë Papa Spiron, me 2 prill vranë priftin Nastas Spiro Trebickën, dogjën të gjallë priftin Gjikë Spiron etj.. Kur fuqitë e mëdha i dhanë ultimatum qeverisë greke për të larguar forcat ushtarake nga Korça dhe qytetet e tjera të pushtuara ushtarakisht, ajo i tërhoqi ushtritë e rregullta drejt jugë-perëndimit të vendit, por la aty një numër ushtarakësh të maskuar, gjoja të sëmurë në spital. Por pa u larguar mirë ushtarët, peshkopi filogrek Gjermanos u ra kambanave dhe u bëri thirrje të "sëmurëve" të flaknin tej çarçafët e të rrëmbenin pushkët për të ripushtuar qytetin. Ndërkohë 100 "dezertorë" erdhën natën dhe u bashkuan me ta dhe pushtuan lagjen Varosh dhe bashkinë e qytetit. Të nesërmen erdhën edhe 300 ushtarë të tjerë, pushtuan kishën dhe ngritën flamurin grek. Mitropolia shpalli menjëherë "bashkimin e Korçës me Greqinë". Me 24 korrik 1914 hynë edhe një numër oficerësh gjoja dezertorë si majori Vardha, Kondul i Ngavanis, Papa Kostas etj. Dhe filluan plaçkitjen e dyqaneve e të banesave të myslimanëve, vrasjet dhe përdhunimet (shih veprën e Petro Harizit)

Cili ishte reaksioni i kundërt ndaj masakrave?

Menjëherë u vunë në lëvizje çetat patriotike të Themistokli Gërmenjit, Sali Butkës, Gani Butkës, Mendu Zavalanit,Vangjel Gjikës, Kajo Babienit, etj., lufta e të cilëve i detyroj ushtritë greke të tërhiqeshin nga qyteti. Me shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, në juge-perëndim të vendit hynë forcat italiane, ndërsa në Korçë me 18 tetor 1916, hynë trupat franceze, pjesë e Armatës së Lindjes. Në këtë kohë Themistokli Germenji me Sali Butkën, Kajo Babjenin dhe patriotë të tjerë koordinojnë veprimet e marrin masa për t'u dalë përpara rreziqeve të copëtimit të Shqipërisë, krijojnë Komitetin e Mbrojtjes, rrethojnë qytetin me forca të armatosura e hynë në bisedime me francezët. Komanda franceze emëroj në funksione shtetërore për mbajtjen e rendit Kolonelin De Kuen, i cili ishte përkrahës i shqiptareve dhe largoi prefektin grek të Venizellosit. Me 10 dhjetor 1916 Korça shpallet si “Republika Autonome e Korçës”, në krye të së cilës vihet patrioti Themistokli Gërmenji. Sa qëndroi koloneli De Kuen punët në Korçë shkuan normalisht. Por më pas vendin e tij e zuri një kolonel pro-grek dhe antishqiptar i cili me 1917 e arrestoi Themistokliun e dërgoi në Selanik ku ju bë gjyqi dhe u dënua me vdekje, me pushkatim, me 7 dhjetor 1917. Por edhe pas kësaj shovinistet greke nuk hoqën dorë nga synimet e tyre për aneksimin e Korçës dhe të Gjirokastrës.



Flet historiani

Grekët mbajnë ligjin e luftës me shqiptarët

Në dhjetor 1918 me mbarimin e Luftës I Botërore e në prag të Konferencës së Paqes që do mbahej në Paris më 18 janar 1919 nga 5 fuqitë e mëdha SHBA, Angli, Francë, Itali e Japoni qeveria greke me anë të një memorandumi kërkoj aneksimin e Korçës e Gjirokastrës dhe kur nuk ju pranua nga fuqitë e mëdha dhe kundërshtimi i vendosur i delegacionit shqiptar, Greqia hyri në marrëveshje me Italinë dhe në marrëveshjen me dy kryeministrat të 19 korrikut 1919, që mori emrin Marrëveshja Titoni-Venizellos, sipas të cilit Italia binte dakord që Greqia të merrte Korçën dhe Gjirokastrën, kurse Italia të merrte Vlorën dhe të drejtën e protektoratit mbi pjesën tjetër të Shqipërisë. Por lufta e forcave patriotike shqiptare u a prishi këto plane Italia u detyrua me luftën e Vlorës të largohej nga trojet shqiptare. Me gjithë këto të këqija materiale, morale e njerëzore rrëqethëse, populli shqiptar asnjëherë nuk ka mbajtur ndonjë qëndrim hakmarrës ndaj popullsisë greke. Këtë e vërtetoj më së miri edhe periudha e agresionit fashist kundër Greqisë, i 28 tetorit 1940, të cilin populli shqiptar jo vetëm e dënoj por edhe e sabotoj, sikurse shprehen edhe vete personalitet më të larta italiane si Musolini në letrën që i drejtonte Hitlerit, etj.. Por ajo që është më domethënëse populli shqiptar, megjithëse i kishte të freskëta mizoritë e tyre, ushtritë greke që hynë në territorin shqiptar, ndonëse të pa dëshiruar e pa leje nga autoritetet shtetërore shqiptare, i mbajti e i trajtoi si jo më mirë, i strehoi, i furnizoi, u shëroj plagët dhe sëmundjet, i ndihmoj me kafshë transporti dhe me informacione etj. Krejt ndryshe u sollën autoritetet greke me popullsinë shqiptare të Çamërisë. Masakra te tmerrshme e dëbime masive u përdorën kundër tyre. Ne Arkivin e Shtetit gjendet dokumentacion i gjerë për këto, sa i tmerrshëm aq edhe i dhimbshëm. Po si ja shpërblyen autoritet greke këtë qëndrim? Mbajnë ende në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, u përpoqën të pengonin pranimin e Shqipërisë në OKB, e filluan provokacionit nga vera e vitit 1946, të cilat në gusht 1949 u shtrinë në gjithë vijën e kufirit nga Saranda deri në Devoll dhe morën trajtën e një agresioni ushtarak. Por lufta heroike e ushtrisë popullore i detyroi të tërhiqeshin nga kishin ardhur. Në përmendoren e ushtarit të pa njohur, ngritur përballë ndërtesës së Parlamentit grek, kushtuar ushtareve të rënë në Luftën Italo-Greke, në mbishkrim thuhet se këta dhanë jetën për mbrojtjen e qyteteve heleniste!
Grekëve u dhamë grurë në 1967-n, ata na kërcënojnë me ligjin e luftës Qeveria-e-epirit-600x396
ëshmitari

E vërteta mbi Pallatin e Kulturës dhe Kishën

Klerikë keqdashës e filo-greke, në mënyrë abuzive shpifin e trillojnë mbi gjoja uzurpimin e kishës, nga qytetaret e Përmetit, sikur janë kundër fesë ortodokse, etj. Këto kanë çuar në konflikte të ashpra midis popullit e klerikëve filo-grekë deri edhe të ardhur nga Gjirokastra e Berati, për t’u bërë presion përmetareve që t’i dorëzojnë kishës Shtëpinë e Kulturës. Dhe në situatën tepër kofliktuale që është krijuar në qytet ka reaguar Athina zyrtare me protesta ambasadorit shqiptar. Ndërsa institucionet shqiptare heshtin, asnjë prononcim, përjashto ish-Ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, Atë Nikollë Marku dhe ndonjë tjetër. Po abuzohet shumë me kohën e ndërtimit të kishës, derisa Atë Jani Trebicka në gazetën “Ngjallja” pa asnjë argument dhe përgjegjësi, pohon se ajo është ndërtuar ne vitin 1600, se ajo është prishur nga regjimi komunist me 1967 në kuadrin e luftës kundër fesë, se ajo është marrë arbitrarisht dhe mbroçkulla të tjera. Po si qëndron e vërteta. Përmeti, vetëm brenda qytetit, ka pasur dhe ka tre kisha, Shën-Kollin në krye të qytetit, Shën-e Premten, mbrapa Degës së Punëve të Brendshme, që është ruajtur dhe ruhet si objekt me vlera arkeologjike, e ndërtuar në vitet 1700, dhe Shën-Marinë në territorin e ish kazermave të ushtrisë, pranë Sallës ku zhvilloi Punimet Kongresi i Përmetit. Pra aq sa ka edhe Tirana, pa përmendur këtu disa kisha në periferi, si Shën-Thanasi mbi Teqenë Bektashiane, në rrugën për në Leuse.etj. Por tregtaret, për ta pasur një kishë afër, në vitin 1937 vendosën të ndërtonin një kishe të re për të cilën bëhet fjalë, në sheshin publik ku ka qenë komanda e xhandarmërisë dhe kulla e Gjon Fushës, për të cilën unë ruaj edhe një fotografi të vitit 1927 nxjerrë ditën e festës së shpalljes së pavarësisë. Ndërtimi i saj filloj në vitin 1937 nga një grup dibranesh. Pasi përfundon si ndërtese, në vitin 1938 ata u larguan dhe ajo mbeti e pa shtruar, me kalldrëm poshtë e me mure të pa suvatuara dhe brenda kishte vetëm 5 kandil dhe 5 ikona si dhe një kambanë.



Mitropolia na e dhuroi truallin

Në nëntor të vitit 1962, nga një shi i dendur dhe i zgjatur, u përmbyt qyteti me ujët e rezervuarëve natyrore në majë të malit. Këtë vit vjen në Përmet Josif Pashko, ish-ministër i Ndërtimit. Me kërkesën tonë ai dërgoi një grup specialistesh që bënë projektin si do të paraqitej qytetit me rastin e 20 vjetorit të Kongresit, me 24 maj 1964. Në projekt parashikohej ndërtimi i Hotel Turizmit në qendër, i dy kullave banimi mbrapa Shkollës së Mesme, i lulishteve në krahun e shkollës dhe shtëpia e Kulturës ku ka qenë ndërtesa e kishës. Personalisht prej meje, që kam qenë sekretar për propagandën në Komitetin e Partisë, u thirr mitropoliti i qytetit, Papa Harallambi e ju propozua që kisha t’i dhurohej qytetit për të ndërtuar Shtëpinë e Kulturës. Ai pasi e bisedoi me kryetarin dhe anëtarët e këshillit kishtar, Cole Lolin, Mati Priftin, Thodhor Gulon dhe Rako Tasellarin, të cilët me unanimitet dhanë pëlqimin. Më pas u mor pëlqimi dhe nga Mitropolia e Qarkut Gjirokastër. Dokument nuk u hartua mbasi nuk doli nevoja dhe nuk pati asnjë zë kundër. Ajo u prish që nga themelet dhe ndërtesa e Shtëpisë se Kulturës zuri një sipërfaqe më të vogël se trualli i kishës. Ndërtimi i saj përfundoi ne fillim të vitit 1963. Aty u përgatit dhe u dha koncerti me 23 maj 1964, aty u bë edhe presidiumi i mitingut në ballkonin ku foli Shoku Haxhi Lleshi. Këta zotërinj nuk mbajnë parasysh zakonin popullore sipas te cilit “Gjeja e dhuruar nuk kërkohet dhe nuk kthehet”. Pastaj filluan gjyqet për Shtëpinë e Kulturës. Me presione e ryshfete gjykata i dha të drejtë kishës. Kështu që shtëpia e kulturës u hoq forcërisht. Gjyqet vazhduan disa vjet por falë dokumenteve e përpjekje të drejtorit Kastriot Bezatit gjyqi u fitua në shkallën e parë, në apel e në kolegjin civil të Gjykatës së Lartë me vendim Nr.1640. regjistruar ne regjistrin themeltar me Nr.2236/788 date 10/11/2003 ndërtesa t’i kthehej qytetit për Shtëpi Kulture. Që atëherë kaluan 10 vjet dhe vendimi nuk u zbatua. Ndërtesa u mbajt në mënyrë arbitrare nga kleri.shekulli.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Grekëve u dhamë grurë në 1967-n, ata na kërcënojnë me ligjin e luftës Empty Re: Grekëve u dhamë grurë në 1967-n, ata na kërcënojnë me ligjin e luftës

Fri 23 Aug 2013 - 7:56
Shqiperia mbetet pa fjale qe ende s'i ka dhene pergjigjje greqise, por greqia ka per te mbetur pa fryme nje dite kur ta mesoj pergjigjjen njehere e mire...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi