Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default "Tomka dhe shokët e tij", i nënshtrohet restaurimit

prej Fri 23 Aug 2013 - 20:51
"Tomka dhe shokët e tij", i nënshtrohet restaurimit Tomka-dhe-shoket-e-tijPlot 36 vjet pas prodhimit të tij, filmi aq i dashur për publikun shqiptar “Tomka dhe shokët e tij” i regjisores Xhanfise Keko, i prodhuar në vitin 1977 është përzgjedhur për t’ju nënshtruar restaurimit, edhe pse nuk është ndër filmat e rrezikuar nga degradimi.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit bëri të ditur se, ky do të jetë filmi i dytë i përzgjedhur për t’u restauruar pranë laboratorit të Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center), është pikërisht ‘Tomka’.

Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film tek publiku ndërkombëtar. Ndërkohë bëhet me dije se vazhdojnë shfaqjet e punës së parë të Projektit të Kinemasë Shqiptare “Nëntorit të dytë” të restauruar. Filmi u shfaq mbrëmë në Dokufest, Festivali Ndërkombëtar i Filmi në Prizren, Kosovë, si pjesë e programit special. “Nëntori” do të shfaqet në 12 Gusht 2013 në kinemanë Richmix në Londër, me mbështetjen e Ambasadës Shqiptare në Londër dhe Shoqatës Anglo Shqiptare..shekulli


"Tomka dhe shokët e tij", i nënshtrohet restaurimit Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi