Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default SHBA-ja ndal ndihmën ushtarake për Egjiptin

prej Fri 23 Aug 2013 - 20:56
- Presidenti i SHBA-së, Barack Obama tha se ndalja e ndihmës për Egjiptin “ndoshta nuk do ta kthejë atë që bën qeveria e përkohshme”. Në intervistën e transmetuar sot në rrjetin televiziv CNN, Obama tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të kujdesshme kur ta shqyrtojnë shkurtimin e shumës prej 1.5 miliard dollarësh, pjesa më e madhe e së cilës është ndihmë për ushtrinë e Egjiptit. Sipas tij, Washingtoni nuk dëshiron të shihet se i ndihmon dhe i mbështet aksionet që udhëhiqen në kundërshtim me vlerat e SHBA-së.

Më tutje ai ka theksuar se ndihma nuk ishte ndalur menjëherë pasi ushtria e Egjiptit e përmbysi dhe e arrestoi presidentin Mohamad Morsi, më 3 korrik, meqenëse Washingtoni shpresonte në përdorim të diplomacisë për ta inkurajuar ushtrinë të synojë pajtim me grupet që e mbështesin Morsin, transmeton Rel.

Obama ka pranuar se ushtria e Egjiptit “nuk e ka shfrytëzuar rastin”.

Qindra njerëz, shumica prej tyre mbështetës të Morsit, janë vrarë nga dhuna në Egjipt, prej 3 korrikut.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi