Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Erdogan: Unë kritikova Izraelin, çfarë ka SHBA’ja?

prej Sat 24 Aug 2013 - 18:22
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan kësaj radhe i është drejtuar vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas reagimit të Shtëpisë së Bardhë lidhur me deklarimin e kryeministrit turk se prapa zhvillimeve në Egjipt qëndron Izraeli. Ai ka pyetur se çfarë kanë SHBA’të, kur ai ka fajësuar Izraelin.

“E keni kuptuar se kush thoshte se demokracia nuk është një arkë? Kur iu konvenon është një arkë, e kur iu prish punë nuk është e tillë. Kur e them këtë unë, më vjen përgjigjja nga Shtëpia e Bardhë. Më erdhi keq! Pse? Shkaku se deklarata ime nuk ishte në adresë të Shtëpisë së Bardhë. Sepse un nuk e thashë atë për Amerikën. Këtë e kam shprehur për Izraelin. Por, çfarë po i ndodh Shtëpisë së Bardhë që po merret me këtë? Ajo nuk do të duhej të merrej me një gjë të tillë dhe as që të fliste, nëse dikush duhej të fliste, ai ishte Izraeli. Ky veprim nuk është aspak i hijshëm për dy aleatë në NATO”, është shprehur ndër të tjera Erdogan, njofton Almakos.

Ai ka shtuar se Turqia është një shtet i madh dhe i fortë që askush nuk mund ta hesht, duke thënë se vendi i tij gjithnjë ka pasur rolin e ndërmjetësuesit në situata të vështira dhe ka qëndruar në anën e të drejtit dhe të shtypurit.

Këto deklarime kryeministri turk i bëri gjatë një ceremonie në http://almakos.com/Rize./Almakos


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi