Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Ushtria amerikane futen në Siri

prej Sat 24 Aug 2013 - 18:42
Dy raporte te ndryshme, njeri francez dhe tjetri izraelit, tregojne se grupe komandosh te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Izraelit dhe Jordanise po udheheqin qindra kryengrites siriane qe i kane trajnuar me pare, drejt Damskut.

Sipas ketyre raporteve, rreth 300 trupa speciale hyne ne Siri nga Jordania me 17 gusht. Dy dite me vone thuhet se kaloi edhe nje grup tjeter.

Analistet thone se trajnimi dhe udheheqja ne terren e forcave te Ushtrise se Lire Siriane eshte hapi i pare i strategjise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes per rrezimin e regjimit te Bashar Al Asadit. Ai ka per qellim edhe krijimin e nje zone te mbrojtur ne kufirin me Izraelin dhe Jordanine, brenda te cilit trupat kryengritese mund te trajnohen dhe te stacionohen.

Presioni mbi Sirine duket se po arrin kulmin, pas akuzave te opozites dhe disa vendeve perendimore se te merkuren ushtria siriane perdori arme kimike ne Gouta, duke vrare me qindra persona.

Nje video e kesaj masakre u shfaq ne internet dhe ndonese ekspertet thone se ka dyshime mbi autenticitetin e saj, vende si Britania e Madhe, Franca dhe Turqia kane kerkuar nderhyrjen e Kombeve te Bashkuara.

Edhe Rusia i beri thirrje Damaskut te bashkepunoje me ekspertet e Kombeve te Bashkuara per armet kimike.

Ndersa presidenti amerikan Obama, në një intervistë për rrjetin CNN, tha se nese eshte perdorur gazi nervin, do të ketë një përgjigje adekuate amerikane, në përputhje me interesat afatgjata në këtë rajon.

Qeveria Siriane ka mohuar ne vazhdimesi qe ushtria te kete perdorur arme te tilla. Por ne te njejten kohe, presidenti Bashar Al Asad ka paralajmeruar se keto arme mund te perdoren nese pushtuesit e huaj do te bashkohen me rebelet dhe do te vene ne rrezik qeverine.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi