Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Një sulm kundër Assad Empty Një sulm kundër Assad

Sat 24 Aug 2013 - 20:24
Se çfarë hapi do të hedhë Amerika në lidhje me Sirinë, kjo mbetet e paqartë. Departamenti i Shtetit thote se vijat e kuqe janë shkelur dhe Shtetet e Bashkuara kanë vepruar, por se çfare kanë bërë konkretikisht, këtë s`e përmend njeri.

Ne kete pike, eshte e natyrshme te mendohet se ndeshkimi privat nuk pi me uje dhe çdo gje ndodh, duhet te jete shume me prane syve te publikut. Barak Obama nuk eshte tifoz i nderhyrjeve ushtarake. Ai me teper tingellon me nje njeri te terhequr e shtyre nga aleatet dhe opinioni boteror boteror per te bere dicka; por eshte e qarte se vete Shefi i Shtepise se Bardhe deshiron me te gjithe forcen qe kjo diçkaja te mos jete fillimi
Siria
“355 viktima nga armët kimike”
Fryn erë lufte
Rusia: Sulmi kimik në Siri, nga kryengritësit
i nje lufte te re.

Te gjitha mundesite jane ne tryeze dhe sic raporton 'Neë York Times', keshilltaret e sigurise se presidentit amerikan po studiojne luften ajrore te NATO-s ne Kosove si nje shteg te mundshem veprimi pa nevojen e nje mandati te OKB-se. Rusia me te gjitha gjasat do ta bllokonte me veton e saj nje vendim te Keshillit te Sigurimit per veprime ushtarake, ndaj Obama perballet me dilemen nese duhet t`i anashkaloje Kombet e Bashkuara, edhe pse vete e ka bere te qarte se nje hap i tille do te kerkonte nje koalicion te fuqishem nderkombetar dhe nje justifikim ligjor.

Ne reagimin e tij te pare pas sulmit te supozuar me arme kimike ne rrethinat e Damaskut, Shefi i Shtepise se Bardhe e pranoi se Amerika ka pak kohe ne dispozicion per te reaguar. Por inspektoret e Kombeve te Bashkuara, sipas tij, duhet te percaktojne me saktesi nese ne kryeqytetin sirian u perdorn vertet arme te tilla. Kosova perben nje precendent te qarte per Obamen, sepse ashtu si ne Siri, u vrane civile dhe Rusia kishte lidhje te forta me shtetaret e akuzuar per abuzimet. Ne 1999-ten, presidenti Bill Clinton perdori aprovimin e NATO-s dhe logjiken e mbrojtjes se nje popullate te cenueshme per te justifikuar 78 dite sulmesh ajrore. Shembulli i Kosoves eshte nje prej subjekteve qe po diskutohen intensivisht ne takimet e mbajtura ne Shtepine e Bardhe per krizen siriane. Zyrtaret atje po debatojne edhe rreth mundesise qe nje sulm ushtarak te destabilizoje vendet fqinje Libani apo te coje drejt nje fluksi akoma me te madh refugjatesh drejt Jordanise, Turqise dhe Egjiptit.
/ Top Channel
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi