Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Shqiptari që nuk mund të kthehet në shtëpi

prej Sat 24 Aug 2013 - 23:21
Shqiptari që nuk mund të kthehet në shtëpi Article-2398893-1B64729A000005DC-633_634x449

Shqiptari që nuk mund të kthehet në shtëpi Article-2398893-1B6472A5000005DC-577_634x461
Luela Myftari

-Fëmijët e mi po rriten pa babanë pranë. Këto kanë qenë fjalët e një shqiptari që prej kohësh nuk është parë me familjen e tij. Edmond Danushi është martuar këtu e dhjetë vite më parë me Theresa Julie Savin. Me të ka katër fëmijë. Ka qenë Theresa, bashkëshortja e tij ajjo që e ka bërë publike mungesën e të shoqit në familje. Prej një viti, ajo nuk e ndjen mbështetjen e tij dhe kjo për shkak të rregullave që shteti anglez ka vendosur për emigrantët. Në një nga gazetat britanike Theresa rrëfen historinë e saj, vështirësitë e të rriturit katër fëmijë pa praninë e bashkëshortit.

Historia e dhembshme e këtyre fëmijëve dhe sytë e tyre bojëqiell e të mbushur me lot malli, na shtynë që të kontaktojmë me çiftin. “Shekulli” kontaktoi me Edmondin, babanë e Elit, vajzës 11-vjeçare, Keirenit, djalit 8-vjeçar, Alias 3-vjeçare dhe Alisias që ka vetëm pak që i ka mbushur 1 vjeç.

Ai na rrëfen një histori plot mund, sakrifica dhe mall, sidomos për dy djalin dhe vajzën më të madhe që tani janë rritur dhe e ndjejnë mungesën e tij. Na tregon se jo më e lehtë është edhe prekja e vajzës më të vogël, të cilën nuk ka mundur ta mbajë në krahë. Ajo ka lindur kur, Edmondit i ishte skaduar viza. Kështu që, e vetmja gjë që i mbetet atij është ta shohë vajzën e tij nëpërmjet ekranit të kompjuterit.

Edmond çfarë të shqetëson më shumë tani, kur flet me fëmijët e tu në Skype, kur e ndjen se të mungojnë?

Më shqetëson më shumë fakti se po rriten pa babanë e tyre pranë. Sidomos dy fëmijët e mëdhenj. Kam punuar shumë për të qenë pranë tyre. Kam lënë kockat që atyre të mos u mungojë asgjë. E tani, i mungoj unë. Nuk ka gjë më të vështirë, se sa një baba që dëgjon fëmijët etij që i thonë: “Më mungon babi”. Më shqetëson edhe fakti që nuk e kam mbajtur në krahë vajzën që ka lindur vjet, menjëherë pasi mua më skadoi viza. Më vjen keq që nuk mund të ndihmoj bashkëshorten time. Më shqetëson edhe fakti se nuk e di kur do të bashkohem me ta.

Prej sa kohësh jetonit në Angli dhe përse u kthyet në Shqipëri?

Jetoja në Angli prej 12 vjetësh. U ktheva sepse më mori malli për prindërit. U ktheva në vitin 2006. Atë kohë, kishte vetëm pak që kishte ardhur njoftimi për të aplikuar për pasaportë angleze. Për shkak të disa problemeve financiare, e shtyva aplikimin për pasaportë, duke mos menduar që gjërat do të rridhnin kështu. Tani më duhet të shkoj të takoj familjen time me vizë.
Shqiptari që nuk mund të kthehet në shtëpi Article-2398893-1B6472AE000005DC-426_634x444

Shqiptari që nuk mund të kthehet në shtëpi Article-2398893-1B6472AA000005DC-17_634x459
Pas 2006-ës? Sa herë i keni takuar?

Pas përpjekjeve për t’u kthyer në Angli, vendosa që të paktën të udhëtoja me vizë për të takuar familjen. Sapo grumbullova kapitalin financiar që duhej u nisa. Viza e parë që mora ishte në 2008-ën. Këtë vizë e mora në Tiranë. Në vitin 2009, duke mos dashur të kthehem, aplikova për një vizë tjetër në Londër. Aty u pajisa me vizë dhe pata mundësi të qëndroja pranë familjes. Edhe viza tjetër që mora në Londër mbaronte në korrik të vitit të kaluar. Që atëhetrë, kam qenë i detyruar të qëndroj larg familjes. I kam harxhuar shumicën e parave që fitoj për të nxjerrë viza, ndërkohë që herën e fundit që aplikova ma refuzuan kërkesën sepse nuk kisha kapital të mjaftueshëm. Tani kam më shumë se një vit që nuk i sho fëmijët e mi.

Keni ndonjë informacion se kur mund t’i shihni?

Asnjë. Autoritetet londineze nuk më kanë kthyer asnjë përgjigje, por mesa di diçka mund të vendoset në shkurt të vitit tjetër. Deri atëherë, më duhet të aplikoj për ndonjë vizë tjetër.





Vështirësia e të rriturit 4 fëmijë e vetme

Unë ju falënderoj që edhe ju po solidarizoheni me problemin tonë. Prej më shumë se një viti po rris e vetme katër fëmijë. Kam vetëm një vit që kam lindur vajzën e vogël dhe më shumë se kurrë e ndjej të nevojshme ndihmën e tim shoqi në shtëpi. Jam e detyruar të komunikoj me të vetëm nëpër telefonit, celularit apo ekranit të kompjuterit. E gjithë kjo situatë mund të përkthehet vetëm në stres dhe lodhje. Dëgjoj fëmijët që i ka marrë malli për të atin dhe babanë për fëmijët. Është shumë e vështirë t’i mbushësh mendjen një fëmije të flasë me babanë në Skype. Është e vështirë të dëgjosh vajzën e madhe të kërkojë të atin, ndërsa djalin të thotë se nuk ka dëshirë të flasë me Mondin. Është e vështirë që t’i mbushësh mendjen se duhet të mësohet të flasë në Skype, e të mos mërzitet. Ai do ta shohë, ta prekë, ta përqafojë, prandaj nuk do të flasë nëpërmjet kompjuterit. Kemi bashkë 12 vjet, ndërkohë që dhjetë vite më parë jemi martuar. Ndërsa sot jam e detyruar të kërkoj ndihmën e autoriteteve të vendit tim për të lejuar Edmondin të kthehet në shtëpi sepse kjo është familja e tij, shtëpia e tij. Edhe Mondi po përpiqet që nga Shqipëria. Mezi pres të vijë. Për mua kjo është një situatë shumë e vështirë.



Fëmijët i luten autoriteteve londineze: “Duam babin!”

Një familje e ndarë. Kështu e nis artikullin një nga të përditshmet londineze. Këtë herë përcillet lutja e fëmijëve dhe bashkëshortes së një shqiptari që nuk lejohet të hyjë në Angli. Jo për shkak të ndonjë krimi apo gabimi, por për shkak të një vonese. Ai e ka shtyrë aplikimin për pasaportë angleze, për më vonë. Por, kjo ngjarje do t’i kushtonte shumë. Theresa Julie Savin Danushi bashkëshortja e Edmond Danushit është nëna e katër fëmijëve: Elit, vajzës 11-vjeçare, Keirenit, djalit 8-vjeçar, Alias 3-vjeçare dhe Alisias që sapo ka mbushur 1 vjeç. Theresa është vetëm 28 vjeç dhe prej një viti po rrit e vetme katër fëmijët e saj. Edhe në lindjen e vajzës së vogël nuk e ka pasur të shoqin pranë. Pavarësisht se kanë jetuar në Britani të Madhe për 12 vjet, shqiptar i lindur Edmond Danushi është i detyruar të qëndrojë aktualisht në vendin e tij në shtëpi, ndërsa familja e tij e shkatërruar i lutet autoriteteve për të lejuar atë që të kthehet në shtëpi. Janë fëmijët e tij, ata që kanë dalë në media duke qarë për babanë e tyre. “Babai im gjithmonë ka punuar. Ai asnjëherë nuk i ka nxjerrë probleme këtij vendi”, ka thënë djali i tyre. Ka dalë në foto me vizatimet e tij të para, me vizatimet dhe shkronjat të cilat nuk ka mundur t’ia tregojë të atit që ka ngelur në Shqipëri . “Unë e di që ka shumë njerëz që bëjnë gjëra të këqija këtu në Angli, por babi im gjithmonë ka qenë në rregull me ligjet dhe rregullat e këtij shteti”, ka dashur ta përforcojë Eli mendimin e vëllait të saj, Keirenit, djalit 8-vjeçar. Edhe ajo, ka nisur t’i rrëfejë gazetarëve londinezë një letër për babanë e saj. Sytë e saj bojëqielli, që duken edhe më të qelqtë pas një dallge të madhe loti nëpër sy, i kanë prekur të gjithë teksa bënte thirrje: “Duam babin! Lëreni të vijë në shtëpi”!shekulli.


Shqiptari që nuk mund të kthehet në shtëpi Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi