Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kriza ekonomike, Shqipëria e “përkthen” në kriminalitet Empty Kriza ekonomike, Shqipëria e “përkthen” në kriminalitet

Sun 25 Aug 2013 - 11:05
  • Një analizë psikologjike e krizës ekonomiko-sociale dhe ndikimet e saj në shoqëri. Neli Demi: Depresioni, vetëvrasja, alkooli janë disa prej problemeve që shoqërojnë më shpesh shoqëritë e vendeve në krizë

Kriza ekonomike, Shqipëria e “përkthen” në kriminalitet Neli%20Demi%202
Entela Resuli

-Ju ka ndodhur të ecni në rrugë e të shtrëngoni fort çantën që mbani në krah, apo të fshihni varësen tuaj të argjend në qafë? Me siguri që po. Në mos keni bërë ndonjë veprim të tillë, të pakën ju ka shkuar mendja pas dëgjimit të shumë lajmeve se: Ajo vdiq pasi ai i tërhoqi çantën nga motori! Raste të tilla kohët e fundit kanë një kurbë rritje të frikshme dhe alarmante. Ende nuk ka një analizë të policisë për të gjitha këto për këtë vit (të paktën publikisht nuk dihet), por komunikatat zyrtare, çdo ditë më shumë informojnë për ngjarje kriminale, jo normale.

Gjithmonë këto valë dhune dhe vjedhjesh, vijnë nga kriza ekonomike?

Kësaj pyetje që e shtrohet çdo ditë, do mundohemi t’i japim përgjigje nëpërmjet shifrave të kriminalitetit “të vogël” e “të madh”, statistikave alarmante të dhunës në familje dhe të divorceve... shoqëruar me analizën e psikologëve. Ne kemi folur me një mjek psikiatër, njohës i mirë i problemeve shoqërore. Ai më parë, ka pasur përvojën e konsulentit pranë OBSH për Shëndetin Mendor dhe aktualisht është pedagog. E pyesim se si ndikon kriza ekonomike në shoqëri, duke dashur të mësojmë pasojat që ajo sjell: “Teorikisht është provuar se krizat ekonomike, shoqërohen me pasoja në shëndetin mendor të popullatës së prekur nga kjo krizë”.

Po çfarë sjellin ato?

Krizat ekonomike sjellin ulje të të ardhurave, papunësi, paqartësi dhe pasiguri për të ardhmen si dhe shkurtime të fondeve për shërbimet publike ku mund të përfshihen edhe rrjeti i shërbimeve të shëndetit mendor. Situatat e krijuara nga krizat ekonomike, shtojnë presionin dhe stresin tek personat që kanë një predispozitë për të shfaqur një çrregullim psiko – emocional duke rritur vulnerabilitetin e tyre si dhe mund të shërbejnë si faktorë precipitues në fillimin apo rishfaqen e një çrregullimi të caktuar. Papunësia, varfërimi dhe çrregullimet e dinamikave familjare kanë mundësi të prodhojnë apo precipitojnë një sërë problemesh mendore. Depresioni, vetëvrasja, alkoolizmi janë disa prej problemeve që shoqërojnë më shpesh krizat ekonomike. Papunësia lidhet shumë ngushtë me fenomenin e vetëvrasjes. Sipas një studimi (Stuckler et al 2009, Economou et al 2008), çdo rritje me 1% e papunësisë shoqërohet me 0.79% shtim të numrit të vetëvrasjeve në moshat më të reja se 65 vjeç. Po ashtu disa studime të viteve të fundit në Greqi (Kentikelenis et al - 2011) kanë treguar se situatat e vështira ekonomike dhe pasojat e tyre në shëndetin mendor të popullatës, shkaktojnë edhe rritje të disa fenomeneve problematike të rendit publik si grabitjet dhe vjedhjet, vrasjet apo rritjen e tensioneve sociale. Po në shtinim e numrit të divorceve a ndikon kriza ekonomike, deri më tani nga statistikat e Gjykatës së Tiranës, kemi 8 ndarje në ditë. Divorci është një fenomen social po aq sa një akt ligjor, që përfaqëson në vetvete shumë faktorë që kanë çuar në këtë vendim. Mendoj që nuk mund të themi që kriza ekonomike çon në shtimin e numrit të divorceve.

Varfëria cilësohet si një nga faktorët që i çon çiftet marrëdhënien e një çifti në krizë apo jo?

Sigurisht që vështirësitë ekonomike dhe sociale që prodhon një krizë ekonomike, vënë në provë marrëdhëniet midis partnerëve në nivele të ndryshme përfshirë dhe nivelin martesor. Por shtimi i numrit i divorceve kurrsesi nuk mund të shpjegohet me, ose vetëm me ekzistencën e një krize ekonomike. Madje për të sfiduar këtë “paragjykim” unë mund të argumentoj se zhvillimi ekonomik dhe kulturor i një shoqërie, mund të çojë më shumë në shtimin e numrit të divorceve. Martesa është një institucion që në vende dhe kultura të ndryshme ka domethënie të ndryshme, përveç faktit që bashkon dy individë përpara ligjit apo zotit dhe i jep atyre të drejta dhe detyrime të caktuara. Duke pranuar këtë fakt, ndryshimet sociale dhe kulturore sjellin edhe ndryshime të domethënies së lidhjes martesore. Që të kuptohen arsyet e një divorci duhen pasur parasysh faktorët që kanë shërbyer si “ngjitës” të marrëdhënies, pra pse dy persona janë lidhur bashkë dhe kanë vendosur të martohen dhe se çfarë e mban këtë marrëdhënie. Kur disa prej këtyre faktorëve nuk janë më, atëherë lidhja nuk është më e aftë t’i bëj ballë kohës dhe nevojave individuale. Për të ilustruar këtë gjë që sapo thashë mund të përmend varësinë ekonomike, presionet familjare, dhunën dhe kërcënimet, presioni shoqëror, pasiguria për të ardhmen etj., si “ngjitës” jo të shëndetshëm, madje të dëmshëm për ambientin në çift apo më gjerë. Në mungesë të këtyre faktorëve një marrëdhënie disfunksionale nuk ka shumë arsye për të qëndruar më dhe mund të prodhojë divorce.

Më shumë se martohen

Në tetë muaj 1200 kërkesa për divorc në gjykatën e Tiranës. Ndikimi i telenovelave në familjen shqiptare duket se radhitet si një ndër shkaqet e ndarjeve në vendin tonë. U habitëm kur prekëm këtë konstatim në zyrat ku bëhen ndarjet në gjykatën e Tiranës, por ja që është e vërtetë. Këto shifra të larta që raportohen herë pas herë për divorc, në shumë raste të duket sikur është kthyer në modë, të ndahesh, të ribësh një jetë prej beqari dhe të rimartohesh sërish. Shifrat që na vijnë nga organi gjykues i kryeqytetit tashmë nuk na habisin më, sepse vit pas viti numri është në rritje. Por, vlen të bëhet një panoramë se çfarë ndodh në zyrat e gjyqtarëve për çështjet civile e familjare dhe për të kuptuar më shumë me anë të psikologëve se përse ndahen çiftet sot. Gjyqtarja që kalon çdo ditë çështje familjare në dorë ( për arsye etike nuk u publikohet emri) pohon për “Shekulli-n” se: “Divorcet ndodhin për disa arsye: E para sepse u përfundon dashuria për njëri-tjetrin, e dyta sepse e tradhtojnë njëri-tjetrin, e treta sepse nuk janë dashur kurrë, por kanë jetuar në gënjeshtër, e katërta sepse gjejnë dikë tjetër që i përmbush shpirtërisht, e pesta sepse njëri nga partnerët shkel marrëveshjen dhe dëmton familjen (pi, luan bixhoz etj). Dhe tjetra sepse është bërë si modë që duhet ndonjë divorc në jetë. Shikojnë telenovela. U duket jeta si nëpër filma. Ka shumë çifte të sotëm që duke parë telenovela kanë nisur të bëjnë një jetë të shthurur për normat ekzistuese... për të qenë më të qartë ka raste që gratë shoqe ndryshojnë burrat për eksperiencë apo e kundërta, nuk janë shumë, por ka”- përfundon gjyqtarja. E përpos, çka thamë, në një fazë të caktuar të jetës çdokush kupton se vetja nuk mjafton për t’u ndjerë i plotë, e se gjëja më e natyrshme dhe më e pranueshme për nga aspekti social do të ishte të vendosej në një marrëdhënie të qëndrueshme që do të përmbushte nevojat për siguri, dashuri, përkatësi, vetëvlerësim dhe trashëgim. Askush në fakt nuk i hyn një ndërmarrjeje të tillë me mendimin që nuk do të jetë për sa të ketë jetë, por jo të gjithë kanë mundësinë, aftësinë, apo edhe fatin që të gjejnë shpirtin plotësues në mos atë binjak, me të cilin të mund të përballeshin me problemet, qoftë edhe ato të voglat të të përditshmes. Në këtë kuptim, edhe divorcet duhen parë si zgjidhje të mira për martesat e këqija, dhe aspak si rrezik social sikundër konsiderohen rëndom.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi