Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Greqia kërkon lehtësim të kushteve për borxh

prej Mon 26 Aug 2013 - 20:32
Ministri grek i financave, Yannis Stournaras deklaroi se Athina mund të kërkojë rishikimin e kushteve të huave që vendi i tij ka marrë deri më tani. Në një intervistë për gazetën gjermane “Handelsblatt”, Stournaras tha se kërkesat e vendit të tij mund të qendrojnë në uljen e normave të interesit dhe zgjatjen e afatit për shlyrjen e 240 miliard eurove.

Një ditë më parë ministri grek tha se vendi i tij mund të përballet me një gropë prej 10 miliard eurosh në buxhet, transmeton TCH.

Spekulimet mbi nevojat e Athinës për huamarrje vijnë në një moment të ndjeshëm kur huadhënësja kryesore, Gjermania përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në muajin shtator.

Në fillim të këtij muaji, ministri gjerman i financave, Wolfgang Schaeuble deklaroi për herë të parë se Greqisë do t’i nevojitej një tjetër hua madhore për të plotësuar nevojat e saj.

Borxhi grek mbetet një cështje e ndjeshme në Gjermani. Kancelarja Angela Merkel kërkon të rimandatohet në zgjedhjet e 22 shtatorit, por misioni i saj rrezikohet nga këndvështrimi i votuesve, shumica e të cilëve mendojnë se Gjermania duhet t’i japë fund kontributit për të shpëtuar vende të caktuara të Eurozonës.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi