Share
Shko poshtë
FALKO
FALKO
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 3576
<b>Hobi</b> Hobi : Makinat
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/10/2012
http://WwW.EngjujtShqiptare.com

default Alarm kuqezi, dëmtohet Lorik Cana

prej Tue 27 Aug 2013 - 11:43
Ka panik në radhët e kombëtares shqiptare. Një tjetër dhimbje koke për trajneri Xhani De Biazi në prag të ndeshjeve më të rëndësishme të Eliminatoreve të Botërorit 2014. Dhe bëhet fjalë për kapiteni e Shqipërisë, liderin e grupit kuqezi. Zëvendësimi i parakohshëm i Lorik Canës në sfidën hapëse të Serisë A, Lacio–Udineze, ka qenë një lajm i keq për stafin teknik të kombëtares shqiptare vetëm 10 ditë para eliminatores me Slloveninë në transfertë. Arsyea është thjeshtë: 30-vjeçari nuk doli në fushë në fillim të pjesës së dytë ngaqë ishte i dëmtuar.
Alarm kuqezi, dëmtohet Lorik Cana 28m1tvo
Më shumë detaje rreth gjendjes fizike të Canës jep mjeku i skuadrës së Lacios, Stefano Salvadori, sipas të cilit, mbrojtësi shqiptar dyshohet se ka pësuar tërheqje muskulore. Cana është paraqitur të hënën në “Formello”, në qendrën stërvitore të Lacios, ku ka qëndruar nën kujdesin e mjekëve, për të shmangur komplikacionet e mëtejshme në pulpë, ndërsa një përgjigje më e saktë për shkallën e dëmtimit do të merret pas rezonancës manjetike.
DËMTIMI
Sot në mesditë “luftëtari” do të vizitohet nga stafi mjekësor i klinikës Paideia, vizitë e cila do të saktësojë më qartë problemin që shqetëson Canën. E marta do të jetë pushim për lacialët, që do t’i rikthehen stërvitjes, por ende nuk dihet nëse do të jetë apo jo Cana gati për ndeshjen e radhës me Juventusin, sfidë që nuk do të dëshironte asnjë lojtar ta humbiste, kur kujtojmë që bardehzinjtë janë kampionët në fuqi. Cana nuk luajti në ndeshjen e Superkupës ndaj Juventusit dhe nuk do të dëshironte sërish që të humbte një tjetër ndeshje ndaj kampionëve të Italisë. Për aq sa minuta luajti kundër Udinezes (fituan lacialët 2-1), mbrojtësi shqiptar ka bërë një paraqitje të mirë dhe është vlerësuar mesatarisht. Në fund të pjesës së parë ritmi i tij ra si pasojë e tërheqjes, prandaj pas këshillimit me mjekun dhe trajnerin, u vendos që Cana të mos zbriste në fushë në pjesën e dytë.
KOMBËTARJA
Zhvillimet në kampin lacial sa i përket dëmtimit të Canës i ndjek me shumë interes edhe trajneri i përfaqësueses kuqezi, Xhani De Biazi, për të cilin mungesa e mundshme e kapitenit në transfertat me Slloveninë dhe Islandën, që do të zhvillohen me 6 dhe 10 shtator, në kuadër të Eliminatoreve të Botërorit 2014, do t’i prishte shumë punë. Cana i mungoi Shqipërisë në sfidën e "Qemal Stafës" me Norvegjinë për arsye pezullimi, ndërsa në miqësoren me Armeninë, e fituar 2-0 nga kuqezinjtë, mbrojtësi i Lacios u aktivizua për një pjesë lojë. Ndaj Norvegjisë u vu re mungesa e Canës, ngaqë edhe De Biazi u detyrua të fuste edhe një mbrojtës tjetër, Osmanin, por që nuk rezultoi me efikasitet, pasi Shqipëria pësoi gol pikërisht në momentin kur në pritej. Nuk janë vetëm aftësitë e mira të lojtarit, por Cana është lideri i kombëtares, kapiteni, shpirti i grupit kuqezi, prandaj një mungesë të tillë Shqipëria do ta vuante jo pak në ndeshjet e radhës. Kryqëzojmë gishtat që ai të rikuperohet sa më shpejt, pse jo, të jetë në fushë që në ndeshjen e tij me Lacion ndaj Juventusit. Lacio ka fituar shumë tifozë shqiptarë vetëm falë Canës.

KOMBËTARJA
Lorik Cana është aktivizuar 68 ndeshje me ekipin kombëtar, duke shënuar vetëm 1 gol. Duke qenë 30 vjeç, mendohet se do të jetë pikërisht kapiteni aktual kuqezi që do të thyejë rekordin e Altin Lalës, që ka luajtur 79 ndeshje

LACIO
Mbrojtësi shqiptar Lorik Cana është transferuar në vitin 2011 te Lacio, teksa është aktivizuar në 40 ndeshje në Serinë A dhe shënuar 2 gola. Ndërsa me fanellën bardhekaltër është aktivizuar edhe 20 herë në Europa Ligë, 5 herë në Kupë
(Eduard.Ilnica/BalkanWeb)



Një shpirt i pastër shkëlqen edhe nën rroba të leckosura





Alarm kuqezi, dëmtohet Lorik Cana 1t7y1w
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi