Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default SHBA, Kongresi vendos për ndërhyrjen në Siri

prej Tue 27 Aug 2013 - 14:07
Edhe nëse vendos në këtë moment për ndërhyrjen ushtarake të Amerikës në Siri, ligjërisht, Barak Obama nuk mund ta realizojë atë me një kërcitje gishtash.

Shefit të Shtëpisë së Bardhë i duhet të marrë parasysh edhe disa faktore te tjere te rendesishem. Sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, Presidenti është edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, por fuqine per te shpallur lufte dhe per te miratuar fondet e nevojshme per te, e ka Kongresi.

Përveç kësaj, një ligj 40-vjeçar lidhur me autoritetin për shpalljen e luftës, kërkon që kreu i shtetit ta njoftojë Kongresin brenda 48-orësh për kryerjen e
Siria
Siria, Berisha: Përshëndesim qëndrimin e SHBA
SHBA kërkon bazat e Greqisë
Siria, shtyhet takimi SHBA-Rusi
ndërhyrjes së armatosur dhe forcat e armatosura nuk mund të qëndrojnë në luftë për më tepër se 60 ditë, pa miratimin e ligjvënësve.

Që nga miratimi i saj, rezoluta mbi autoritetin e luftës, ka qenë çështje e debatueshme ligjore mes Presidentit dhe Kongresit. Lideret amerikane disa herë kanë autorizuar ndërhyrjen ushtarake jashtë vendit pasi janë konsultuar me udhëheqës të Kongresit, por shpesh pa marrë një miratim të veçantë përmes votës atje. Dy vjet më parë, Obama urdhëroi pjesëmarrjen amerikane në bombardimin e Libisë për të mbështetur një rezolutë të OKB-së, por nuk mori miratimin e Kongresit.

Pa një rezolutë të OKB-së mbi ndërhyrjen në Siri, Shtetet e Bashkuara duhet të mbështeten tek aleatët si Britani, apo Franca, në se vendosin për të vepruar. Ngurrues per t'u perfshire ne nje tjeter lufte ne Lindjen e Mesme, Obama po kerkon nje justifikim ligjor per veprime ushtarake ne Siri, dhe kete, e di shume mire qe nuk do ta marre nga Keshilli i Sigurimit te OKB-se. Rusise mbeshtetese te Assad-it, pak i intereson nese predhat e artilerise siriane ishin mbushur me gazin nervor sarin.

Moska e perkrah qeverine e Assadit sepse eshte kontraktuesja e saj me e madhe e armeve ne rajon. Opinioni publik amerikan nga ana tjeter, i lodhur nga konfliktet ne Irak e Afganistan, nuk e pranon me doktrinen e Xhorxh Bushit per nje “lufte parandaluese". 60 % e amerikaneve, sipas nje sondazhi te Reuters/Ipsos, jane kunder nderhyrjes ne Siri dhe me shume shqetesohen per ekonomine e ngadalte te vendit.
/ Top Channelhttp://www.top-channel.tv/


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi