Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default I shkatërruar nga fatkeqësia më e madhe nukleare në histori

prej Tue 27 Aug 2013 - 20:05
I shkatërruar nga fatkeqësia më e madhe nukleare në histori Article-2402589-1B7A1109000005DC-205_964x618Çernobili është sot një vend fantazmash që dalëngadalë po lihet në harresë. Këto foto të ish-impiantit nuklear tregojnë se si kjo zonë po bëhet e padukshme për shkak të pyllit që e rrethon.

Pas katastrofës – e cila ndodhi gjatë një testi në sistem më 26 prill të vitit 1986 – qeveria e Ukrainës evakuoi 350 mijë rezidentë nga Çernobili dhe Pripijati.

Shpërthimi mbuloi një zonë prej më shumë se 1000 milje katrorë, rreth impiantit të braktisur në mënyrë që të mbroheshin njerëzit nga ndonjë efekt i rrjedhjes radioaktive.

Këto foto të zonës – nga 10 mijë metra lartësi – tregojnë se si kjo zonë edhe pas 27 vjetësh ka mbetur e papopulluar.

Pripijati u themelua në vitin 1970 për Impiantin Nuklear të Çernobilit dhe arriti një popullsi prej mbi 49 mijë personash, të cilit u evokuan disa ditë pas katastrofës.

Aksidenti i vitit 1986 krijoi një shpërthim të madh dhe zjarr që çliroi një sasi të madhe radioaktive në atmosferë që u shpërnda më pas në vende të ish-Bashkimin Sovjetik dhe Evropës.

Kjo zonë mund të vizitohet nga turistët, por shkencëtarët thonë se, kjo zonë nuk do të jetë e sigurt edhe për 20 mijë vitesh, raporton "Daily Mail".

Në përpjekjet për të ndaluar ndotjen që mund të shkaktonte një katastrofë të madhe, u përfshinë më shumë se 500 mijë punëtorë dhe kushtoi rreth 18 milionë rubla. Zyrtarët numërojnë 31 vdekje nga katastrofa si edhe shumë persona të prekur nga efektet afatgjata si kanceri apo shformime.

/Shekulli Online/Përgatiti: F.S./
I shkatërruar nga fatkeqësia më e madhe nukleare në histori Article-2402589-1B7A1124000005DC-686_964x618

I shkatërruar nga fatkeqësia më e madhe nukleare në histori Article-2402589-1B7A1130000005DC-740_964x622

I shkatërruar nga fatkeqësia më e madhe nukleare në histori Article-2402589-1B7A1139000005DC-93_964x605

I shkatërruar nga fatkeqësia më e madhe nukleare në histori Article-2402589-1B7A1139000005DC-93_964x605

I shkatërruar nga fatkeqësia më e madhe nukleare në histori Article-2402589-1B7A113D000005DC-409_964x606

I shkatërruar nga fatkeqësia më e madhe nukleare në histori Article-2402589-1B7B3A1E000005DC-338_964x617

I shkatërruar nga fatkeqësia më e madhe nukleare në histori Article-2402589-002A737A00000258-203_964x604


I shkatërruar nga fatkeqësia më e madhe nukleare në histori Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi