Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Majlinda Kelmendi kalon në gjysmëfinalen e botërorit të xhudos

prej Tue 27 Aug 2013 - 22:42
Majlinda Kelmendi kalon në gjysmëfinalen e botërorit të xhudos FotoMajlinda Kelmendi, ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po zhvillohet në Rio de Zhaniero, Brazil.

Majlinda mposhti fillimisht portugezen, Zhoana Ramos, me ipon, francezen Priskila Gneto ndërsa më pas gjermanen Marin Kraeh, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.

Për të kaluar në finale, Majlinda duhet të kalojë me sukses njërën prej konkurrenteve më të vështira japonezen, Juki Hashimoto, por është sigurt se ajo nuk do të dalë pa medalje.shekulli.


Majlinda Kelmendi kalon në gjysmëfinalen e botërorit të xhudos Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

default Re: Majlinda Kelmendi kalon në gjysmëfinalen e botërorit të xhudos

prej Tue 27 Aug 2013 - 22:45
bravo
kemi goca te forta ne ketej stern 
Kushtrimi4
Kushtrimi4
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 19845
<b>Hobi</b> Hobi : fudball
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : linc ne austri
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/01/2011

default Re: Majlinda Kelmendi kalon në gjysmëfinalen e botërorit të xhudos

prej Sat 8 Feb 2014 - 21:35
Nga Valdet Hasani | 08 Shkurt 2014 18:30Madhësia e tekstit:AAA
Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në turneun Grand Slam ‘Parisi 2014’. Pejania në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, mundi xhudisten nga Finlanda, Jaana Sundberg me ippon.

Majlinda Kelmendi e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2014. Xhudistja nga Peja e ka fituar medaljen e artë, në turneun prestigjioz Grand Slam “Parisi 2014’, i cili po mbahet në kryeqytetin francez.

Kosovarja në finale të kësaj gare, në kategorinë deri në 52 kilogram, mundi xhudisten nga Finlanda, Jaana Sundberg me ippon.

Për të arritur deri në finale Kelmendi nuk e pati të lehtë. Shorti përcaktoi që ajo të jetë pjesë e Grupit A në Grand Slam “Parisi 2014’.

Në raundin e parë nuk pati kundërshtar. Kurse, në të dytin u përballë me kanadeze Ecaterina Guica, të cilën e mposhti pa problem. Në çerekfinale Kelmendi përball pati xhudisten nga Mongolia, Bundmaa Munkhbaatar.

Edhe në këtë luftë pejania ishte e suksesshme, derisa doli fituese e Grupit A. Në gjysmëfinale Kelmendi u ndesh me gjermanen Mareen Kraeh, të cilën e kaloi pa problem dhe u kualifikua në finale.

Pejania në finale të kësaj gare, mundi xhudisten nga Finlanda, Jaana Sundberg dhe fitoi medaljen e artë në turneun prestigjioz Grand Slam “Parisi 2014’.

Kelmendi suksesin më të madh e kishte arritur vitin e kaluar kur ishte shpallur kampione e Botës në kategorinë 52 kilogramë në Kampionatin Botëror i cili ishte mbajtur në Rio de Janeiro

Krasniqi pa medalje

Ndërsa, edhe xhudistja tjetër pejane, Distria Krasniqi pati një paraqitje të mirë në Grand Slam “Parisi 2014’. Ajo humbi mundësin për tu stolisur me medalje të bronztë, në kategorin deri në 48 kilogram, pasi humbi nga argjentinasja Paula Pareto.

Shorti përcaktoj që Distria Krasniqi të jetë pjesë e Grupit B. Në raundin e parë pejania mposhti portugezen Leandra Freitas. Ndërsa, edhe luftën e dytë Krasniqi triumfoi përballë hungarezes Eva Csernoviczki.

Kurse, në çerekfinale xhudistja nga Peja u përball me kubanezen Dayaris Mestre Alvarez, të cilën e mposhti dhe doli fituese e Grupit C.

Ndërsa, në çerekfinale u përball me japoneze Emi Yamagishi. Në këtë luftë japonezja ishte më e mirë sesa Krasniqi.

Kurse, në garë për medaljen e bronztë Kastrati u përball me argjentinasen Paula Pareto, e cila doli fitues e medaljes së bronztë.

Kurse, ditë më parë Xhudistja nga Peja ka fituar medaljen e artë në European Open, i cili është mbajtur në Sofje të Bullgarisë.



Sponsored content

default Re: Majlinda Kelmendi kalon në gjysmëfinalen e botërorit të xhudos

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi