Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Rusia do të sulmojë Arabinë Saudite nëse perëndimi "prek" Sirinë!

prej Fri 30 Aug 2013 - 20:33
Një vendim urgjent ka dalur nga zyra e presidentit rus Vladimir Putin, duke i urdhërura Forcave të armatosura ruse për një sulm masiv ushtarak kundër Arabisë Saudite në rast se shtetet perëndimore sulmojnë Sirinë. 
Sipas burimeve nga Kremlini, që janë në rrjedhë me këtë vendim, ky urdhër erdhi më tepër si kundërpërgjigje e princit saudit Bandar bin Sultan ku pas takimit me presidentin rus Putin, princi saudit  kishte kërcënuar Rusinë që në rast të mospranimit të humbjes së Sirisë, Arabia Saudite do të lëshojë terroristët Çeçen që janë nën kontrollë të saj për të shkaktuar vdekje masive dhe kaos gjatë lojrave olimpike dimrore në Soçi të Rusisë që do të mbahen prej 7 deri më 23 shkurt të vitit të ardhshëm, njofton portali EUtimes, që e citon albtime.com.
Veç kësaj burime nga mediat britaneze, njoftojnë një skenar tjetër, ku Arabia Saudite i ka ofruar në marrëveshje tjetër Rusisë, e që kishte të bëjë me kontrollin e tregut global të naftës dhe ruajtje e marrëveshjeve të gazit që Rusia kishte bërë me botën arabe, nëse Putin tërhiqet nga mbështetja e regjimit të Asadit. Në lidhje me këtë Putin citohet të ketë thënë: "Qëndrimi ynë ndaj Asadit nuk do të ndryshojë asnjëherë ne besojmë se regjimi sirian është zëdhënësi më i mirë i popullit të Sirisë e jo ata që hanë njerëzit e gjallë (duke iu referuar videos që para disa muajve u publikua ku një pjesëtar i kryengritësve sirian hante zemrën e një ushtari të vrarë). Pas kësaj princi saudit citohet të ketë thënë se "nuk mund të shmanget intervenimi ushtarak", nëse Rusia refuzon degën e ullirit./albtime


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi