Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Grekët e SHBA - Obamës: Bëji presion Tiranës për Përmetin

prej Fri 30 Aug 2013 - 20:42
Federata Panepiriote e Amerikës, përmes një deklarate për shtyp, ka dënuar ashpër "sulmin brutal" ndaj Kishës Ortodokse të Përmetit, ndërkohë që i ka kërkuar administratës "Obama" dhe Kongresit amerikan të ushtrojnë presion ndaj Qeverisë shqiptare për t'ua kthyer objektin besimtarëve të krishterë të qytetit. Sipas një artikulli të publikuar në "Greek Reporter", Federata Panepiriote e Amerikës "Dënoi ashpër sulmin brutal ndaj një Kishe Ortodokse greke në qytetin e Përmetit, në Shqipërinë Jugore, kryer më 16 gusht nga banditë të kontraktuar nga qeveria, të cilët thyen ikona e kryqe dhe goditën besimtarët që u përpoqën të mbronin të vetmin ambient religjioz në qytet". 
KUTULAS 
"Greek Reporter" citon në artikull një deklaratë të Dimitris Kutulas, kreut të Federatës Panepiriote të Amerikës, i cili u referohet edhe sulmeve të tjera të kryera nga agjenci qeveritare të kryeministrit Berisha. "Sulmi në Kishën e Shën Marisë, i kryer në mëngjesin pas ditës së shenjtë të emrit të saj, ringjalli kujtime të shëmtuara nga përpjekjet në të shkuarën të agjencive qeveritare të kryeministrit në ikje, Sali Berisha, për të keqtrajtuar, trembur e dhunuar komunitetet ortodokse greke në Shqipëri. Reagimi i autoriteteve bashkiake në Përmet, dukshëm me miratimin e qeverisë 'Berisha', ishte i dhunshëm dhe larg prej sjelljes së përgjegjshme të një shteti që pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian", tha Dimitris Kutulas. Kreu i federatës i bëri thirrje administratës 'Obama' dhe Kongresit amerikan të ushtrojnë presion ndaj Qeverisë shqiptare për t'ua kthyer kishën të krishterëve ortodoksë të Përmetit, të cilët e adhurojnë dhe e kanë trashëgim nga të parët. 
QARQET GREKE 

Më tej artikulli nënvizon se veprimet e dhunshme u dënuan nga Qeveria greke, Kisha Ortodokse Shqiptare, grupime politike që përfaqësojnë qytetarët e etnisë greke në vend, si dhe organizatat e të drejtave të njeriut në rajon. Ministri i Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, i dërgoi Tiranës një demarsh për të protestuar ndaj veprimeve të autoriteteve bashkiake të Përmetit, duke bërë thirrje për rikthimin e Kishës. Artikulli përmend gjithashtu edhe deklaratat e Kryepeshkopit Anastas, kreu i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, i cili i quajti veprimet brutale në Përmet, një sulm jo vetëm kundër Kishës Ortodokse, por edhe kundër vetë Shqipërisë. "Greek Reporter" sjell Në vëmendje edhe reagimet e dy partive politike shqiptare që përfaqësojnë minoritetin grek në vend. "Kristaq Kristaqis, Presidenti i MEGA-s, tha se dhuna ndaj Kishës së Përmetit reflekton egërsinë me të cilën disa grupe politike në Shqipëri shikojnë gjithçka është greke apo ortodokse", shkruan "Greek Reporter". (BW/INA)


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi