Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Policisë i hiqen dietat, tani ushqim në mensë Empty Policisë i hiqen dietat, tani ushqim në mensë

Sat 31 Aug 2013 - 15:02
  • Hyn në fuqi ligji për dietat, ndryshon vendimi për ushqimin për punonjësit e Policisë, Gardës, studentëve dhe kursantëve policë

Policisë i hiqen dietat, tani ushqim në mensë Policia%20e%20shtetit
Ornela Manjani

-Nga dje ka hyrë në fuqi vendimi i ndryshuar për dietat dhe ushqimin për punonjësit e Policisë, punonjësit e Gardës, studentëve dhe kursantëve në shkollat e Policisë së Shtetit. Me anë të një vendimi të posaçëm qeveria vendosi që punonjësit e Gardës së Republikës të trajtohen me ushqim pa pagesë, me një vakt ushqim, në njësitë speciale, grupet e gatshme të të cilave, për natyrë të veçantë pune, shërbimi u zgjat më shumë se koha normale e punës dhe me tri vakte, i gjithë efektivi i Gardës së Republikës, për rastet e kalimit në gatishmëri. Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtaren dhe parashikon që punonjësit e strukturave të veçanta të Policis së Shtetit, si Forcat Speciale dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë, trajtohen me ushqim pa pagesë me një vakt dreke, kur shërbimi i punës është 8 orë dhe me tri vakte, kur janë të angazhuar në veprime operacionale që zgjatin më shumë se koha normale e punës, 8 orë.

Studentët

Sipas vendimit të qeverisë, i cili është kthyer në ligj, studentët dhe kursantët në shkollat e policisë dhe në institucione të tjera të Policisë së Shtetit, brenda vendit, trajtohen me tri vakte ushqim pa pagesë. Gjithashtu trajtohen me tri vakte ushqim shtetasit e huaj, që hyjnë ilegalisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, deri në sqarimin e pozitës së tyre, shtetasit shqiptarë të kthyer nga vendet e tjera, deri në sqarimin e pozitës së tyre, shtetasit e ndaluar ose të arrestuar deri në sqarimin e pozitës së tyre ose deri në transferimin e tyre në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale (IEVP). Në vendimin e këshillit të ministrave është miratuar edhe normat e ushqimit ditor e ushqimit për të gjitha strukturat përfituese. Sipas vendimit shërbimi i ushqimit të bëhet me ushqimin e gatuar në mensa si dhe me shërbimin katering, i cili duhet t’u nënshtrohet të gjitha procedurave të prokurimit, ashtu si çdo shërbim tjetër, që financohet nga fondet publike. Ndërsa efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Brendshme.shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi