Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Mobilizim i ushtrisë siriane!

prej Sat 31 Aug 2013 - 19:46
Ushtria siriane është mobilizuar dhe “ka gishtin në këmbëz”, ka thënë për televizionin shtetëror kryeministri sirian Vael al-Halki, derisa një zyrtar i shërbimit të sigurisë tha se Siria është e gatshme në çdo moment për “kundërpërgjigje” ndaj sulmeve.
Në një deklaratë me shkrim gjatë një transmetimi zyrtar, el-Halki tha: “Ushtria është e gatshme të përballet me të gjitha sfidat dhe të gjithë skenarët”.
Derisa inspektorët e fundit të OKB-së u larguan nga vendi këtë mëngjes, autoritetet siriane pohojnë se janë duke u bërë gati për kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore amerikane.
Pak pas orës 19:00, sipas kohës sonë, presidenti amerikan Barack Obama do japë një deklaratë për situatën në Siri. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Obama nuk do të shpallë veprimin e ardhshëm luftarak, njofton AFP, transmeton telegrafi.
Një zyrtar i lartë i shërbimeve të sigurisë siriane tha se sulmet priten “në çdo çast”, ndërsa përsëriti se vendi i tij është “gjithashtu i gatshëm për t’u përgjigjur – në çdo kohë”.
“Ky agresion i pajustifikuar i Perëndimit nuk do të kalojë pa reagim”, shtoi ky zyrtar. “Mbështetësit e sulmeve mbrojnë një gjë të gabuar që nuk ka të bëjë aspak me moralin ose ligjin ndërkombëtar”.
Aeroplani në të cilin ishin inspektorët e OKB-së, ka aterruar në aeroportin e Roterdamit. Një zëdhënës i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike tha se inspektorët do të shkojë në selinë e organizatës në Hagë, dhe se mostrat e marra që në terren, në Siri, të dërgohen në laboratorë të ndryshëm për testim. Rezultatet priten brenda dy javëve.
Cliko like qe te jeni pjese e gazetashqip


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi