Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Donjeta, kandidate serioze për Parlamentin e Austrisë

prej Sat 31 Aug 2013 - 19:53
Donjeta Krasniqi është 24 vjeçe, studion në Universitetin e Linz-it shkencat juridike dhe atje është kryetare e shoqatës së studentëve socialistë (VSStÖ).

Në listën e zgjedhjeve për Parlamentin Federal të Austrisë ajo ka numrin 29 dhe bën pjesë në mesin e kandidateve më të reja në moshë. Brenda vetë partisë së saj që është parti socialdemokrate, Donjeta bën pjesë në krahun e majtë. Për idhull në politikën austriake ajo ka ministren e parë femër të Austrisë, Johanna Dohnal.

Nga Kosova ka ardhur në Austri me prindërit 22 vjet më parë. Donjeta kandidon për SPÖ në Oberösterreich, e njëmbëdhjeta në listë.

Në një intervistë dhënë gazetës austriake “Der Standard”, Krasniqi ka shpalosur prioritetet e saj në garat për zgjedhjet që e presin. Si çështje të parë të cilën do ta ngrente në parlamentin e vendit, në rast se do të zgjidhej, ajo thotë do ta kishte ndihmën familjeve që kanë studentë, deri në moshën e tyre 26 vjeçare. Kjo ndihmë ka qenë praktikuar më parë por ndërkohë është hequr. Siguria sociale është temë jetike për studentët, thotë ajo, transmeton albinfo.ch.

Më tutje Krasniqi flet rreth qëndrimit që ka shkolla në Austri ndaj të huajve.

“Si e re dhe emigrante kam përjetuar se si sistemi shkollor ka provuar të më nxjerrë jashtë binarëve të tij. Sistemi ynë shkollor provon që t`i ndajë fëmijët si egjrën nga gruri dhe kjo është gabim. Për këtë arsye kam konstatuar se mund të ndryshoj diçka vetëm nëse luftoj vetë kundër saj”, thotë ajo.

Donjeta Krasniqi thotë se refugjatët duhet të marrin më shpejt lejen e punës. Ajo e kujton periudhën trivjeçare të babait të saj si të papunë.

“Dëshira më e madhe e babait ishte që të gjente punë. Ai, për tri vite me radhë së bashku me nënën ka qenë kreu i paaftësuar i një familjeje me pesë anëtarë. Është nën dinjitetin e njeriut që t`i pamundësohet të drejtojë vetë jetën dhe fatin e vet”.

Zgjedhjet për Parlamentin Nacional të Austrisë do të mbahen më 29 shtator 2013. Numrin 29 në këto zgjedhje e mban edhe Donjeta Krasniqi.


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi