Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Ushtari N: Ja si u vra Princesha Diana

prej Sat 31 Aug 2013 - 19:58
Orët e fundit Princesha Diana i kaloi me të dashurin e saj, Dodi Fayed. Çifti që kishte një marrëdhënie të fshehtë, është fotografuar ulur në ndenjësen e pasme të një makine Mercedes, kur Diana bashkë me miliarderin egjiptian, po largohej nga hoteli Ritz në Paris.

Por çfarë ndodhi pas dy minutave udhëtim me makinë? Një snajper i Forcave Speciale Ajrore, i njohur si ushtari N, pretendon se, Diana u vra pikërisht nga forcat e SAS (Forcave Speciale Ajrore të Britanisë së Madhe) pas studimit të të gjitha të dhënave, raporton "Daily Mail".

Shumica e cilëson pretendimin një teori konspirative, pasi deri tani janë shkruar miliona fjalë për vdekjen e Dianës më 31 gusht të vitit 1997. Dy hetimet e policisë franceze dhe britanike kanë dalë në përfundimin se ishte një aksident tragjik. Një hetim tjetër që përfundoi pesë vite më parë doli me të njëjtin konkluzion.

Dëshmitarët thonë se, në tunelin ku ndodhi aksidenti nuk ndodhej vetëm paparaci që po ndiqte Dianën. Është zbuluar se aty ndodhej dhe një motor i zi, shumë i fuqishëm që nuk i përkiste asnjë paparaci. Dëshmitarë të ndryshëm kanë treguar se aksidenti u shkaktuar pikërisht nga drejtuesi i motorit dhe personi që ndodhej me të.

Shumë hetimet përfshijnë në këtë ngjarje hijen e SAS-it si edhe dy anëtar të shërbimit të inteligjencës britanike MI6. Dyshimet për përfshirjen e tyre bëhen edhe më të besueshme, nisur nga fakti se Diana sapo ishte divorcuar nga Princi Çarls, dhe ajo ishte një “ferrë” për Familjen Mbretërore, edhe pse marrëdhënie e saj me Dodin kishte vetëm gjashtë javë që kishte nisur./Shekulli Online/


Ti Shqipëri më jep nder,më jep emrin shqipëtar - Naim Frashëri Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi