Agimi i Artë protestë të Kapshticë, ndalohet kalimi i emigrantëve
Sun 1 Sep 2013 - 13:17
Puna në pikën kufitare të Kapshticës është bllokuar nga një protestë e jashtëzakonshme nga neonazistët grekë. Mësohet se përfaqësues të “Agimit të Artë’ janë mbledhur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kapshticës (në pjesën e tokës greke) në një protestë të pazakontë.
Drejtori i kufirit, Ylber Zyberi ka bërë të ditur se janë ndaluar të gjitha kalimet e emigrantëve shqiptarë nga pika kufitare e Kapshticës me qëllim shmangien e një përplasjeje të mundshme. Ndërsa forca të shumta policore po monitorojë situatën në të dy anët e kufirit, për të shmangur një incident të mundshëm.
Ende nuk dihen shkaqet e protestës, ndërkohë që nuk raportohen incidente.
/Shekulli Online/ E.L/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|